Stërvitja kthehet në tragjedi, tre ushtarë humbin jetën nga shpërthimi i tankut në Japoni

Published:

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në , ku gjatë një stërvitjeje, një bombë ka shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar dhe kanë humbur jetën tre ushtarë.

“Tre ushtarë të ushtrisë japoneze kanë vdekur në një aksident gjatë një stërvitjeje në prefekturën Oita”, njoftoi kryeministri japonez, Sanae Takaichi.

Tre ushtarët ishin në bordin e një tanku kur një predhë shpërtheu brenda mjetit. Një ushtar i katërt u plagos, teksa një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkn e aksidentit.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave”, shkroi kryeministri japonez në “X”, duke siguruar se “qeveria do të angazhohet për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të zbatuar me rigorozitet masat e nevojshme të sigurisë”.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img