Vazhdojnë punimet për kompleksin e banimit të përballueshëm dhe social me 71 njësi banesore në Gjilan

Published:

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e kompleksit të banimit të përballueshëm dhe social në Komunën e t, një projekt që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për kategoritë në nevojë.

Punimet janë inspektuar nga afër nga drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëes Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, e cila theksoi se projekti po realizohet sipas dinamikës së paraparë.

“Ky objekt i banimit të përballueshëm social po zhvillohet në përputhje me planifikimet e bëra”, tha ajo.

Sipas të dhënave zyrtare, kompleksi do të përfshijë gjithsej 71 njësi banesore, prej të cilave 57 do të jenë për banim të përballueshëm, ndërsa 14 për banim social. Sipërfaqja totale ndërtimore arrin në rreth 12.350 metra katrorë.

Projekti parashikon katër tipe të ndryshme banesash, me sipërfaqe prej 53, 66, 77 dhe 87 metra katrorë, duke synuar t’u përgjigjet nevojave të ndryshme të përfituesve.

Kadriu bëri të ditur se, pavarësisht disa sfidave teknike të has gjatë procesit të ndërtimit, ato po adresohen dhe tejkalohen nga ekipet punuese.

“Ky projekt përbën një investim shumë të rëndësishëm për Komunën e it, duke synuar përmirësimin e kushteve të jetesës për kategoritë në nevojë dhe avancimin e mirëqenies sociale”, tha ajo. /Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img