Stoqet amerikane të armëve në nivele të ulëta shkaku i luftës në Iran

Published:

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rënie të ndjeshme të rezervave të armëve për shkak të luftës në , duke ngritur shqetësime serioze për gatishmërinë ushtarake afatgjatë.

Sipas zyrtarëve në dhe raportimeve të mediave, përdorimi intensiv i municionit të avancuar – përfshirë raketa precize dhe sisteme të shtrenjta – ka zbrazur shpejt depot ushtarake.

Vetëm në javët e para të konfliktit janë përdorur sasi shumë të mëdha armësh, duke përfshirë qindra raketa dhe municione të sofistikuara, shkruan cnn.

Disa lloje kyçe të armëve, si raketat me rreze të gjatë veprimi, janë drejt shterimit, ndërsa prodhimi i tyre është i ngadalshëm dhe mund të zgjasë vite për t’u rikthyer në nivelet e mëparshme.

Kjo situatë tashmë ka pasoja konkrete: ka paralajmëruar aleatët evropianë se disa dërgesa armësh do të vonohen për shkak të mungesës së rezervave.

Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e municionit mund të kufizojë kohëzgjatjen dhe intensitetin e operacioneve ushtarake amerikane, duke detyruar Pentagonin të ndryshojë strategjinë dhe të përdorë armë më pak të avancuara ose më të disponueshme.

Ndryshe, Pentagoni ka deklaruar se ende ka kapacitete të mjaftueshme për të kryer operacionet aktuale, edhe pse shqetësimet për zbrazjen e rezervave mbeten të larta. /Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img