Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qendër të qytetit të Laçit, pranë bashkisë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë transportuar drejt Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.


