Bayerni i vendos “shpërblimin e artë” Kompanyt – ja sa fiton nëse e sjell Ligën e Kampionëve

Published:

, trajneri i , mund të përfitojë një bonus të veçantë të konsiderueshëm nga klubi nëse skuadra e fiton Ligën e Kampionëve.

Sipas Sport Bild,kjo shpërblim financiar arrin në 1 milion euro.

Raportohet se kjo klauzolë bonusi është përfshirë në kontratën e re të specialistit belg. Palët kanë arritur marrëveshje vjeshtën e kaluar, ndërsa kontrata e Kompanyt është e vlefshme deri në vitin 2029.

Aktualisht, gjiganti baez ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në këtë fazë do të përballet me kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain.

Në ndërkohë, Bayerni e ka siguruar tashmë titullin e Bundesligës për këtë sezon para kohe, gjë që i jep ekipit mundësinë të përqendrohet maksimalisht në objektivin kryesor – triumfin në Evropë.

Ndeshjet gjysmëfinale janë planifikuar të zhvillohen më 28 prill dhe 6 maj./Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img