
Irani dëshiron të flasë dhe të bëjë një ofertë që synon të përmbushë kërkesat e SHBA-së, sipas presidentit amerikan, Donald Trump.
“Ata po bëjnë një ofertë dhe do ta shohim”, deklaroi Trump.
Megjithatë, ai tha se nuk e di ende se cila do të jetë oferta.
Trump tha gjithashtu se zyrtarët amerikanë që negociojnë me Iranin po merren me “njerëzit që janë përgjegjës tani”.
Ndryshe, presidenti amerikan është deklaruar edhe për çështje të tjera, përfshirë vizitën e Mbretit në SHBA javën e ardhshme.
Ai njoftoi se planifikon të diskutojë një sërë çështjesh me Mbretin Charles gjatë vizitës së tij shtetërore, duke përfshirë Iranin dhe NATO-n.



