Home Aktualitet Nis procesi i përzgjedhjes për edicionin e katërt të Gjon Mili International Video Art Festival

Nis procesi i përzgjedhjes për edicionin e katërt të Gjon Mili International Video Art Festival

0
Nis procesi i përzgjedhjes për edicionin e katërt të Gjon Mili International Video Art Festival

vijon edicionin e tij të katërt.

Organizatorët bëjnë thirrje për publikun dhe komunitetin artistik të ndjekin zhvillimet e mëtejshme të festivalit, ku pritet të zbulohen edhe shumë projekte të tjera që pasqyrojnë tendencat bashkëkohore të artit në nivel ndërkombëtar të lartë aplikimesh nga artistë të ndryshëm nga e gjithë bota, juria ka filluar tashmë shqyrtimin e veprave të paraqitura.

Në një komunikim drejtuar pjesëmarrësve, organizatorët shprehën mirënjohjen për interesin dhe nivelin e lartë artistik të aplikimeve, duke theksuar diversitetin dhe cilësinë e projekteve të dërguara. Sipas tyre, çdo vepër po vlerësohet me kujdes të veçantë, në respekt të vizionit dhe kontributit individual të çdo artisti.

Read more (Video):Ditë pranvere me temperatura të larta, parashikimi i motit për të mërkurën (VIDEO)

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe kornizës kuratoriale të festivalit, vetëm 60 vepra do të përzgjidhen për t’u shfaqur gjatë netëve finale të projektimeve. Kjo e bën procesin e përzgjedhjes veçanërisht konkurrues, ndërsa organizatorët nënvizojnë rëndësinë e përkushtimit dhe kreativitetit që çdo artist ka investuar në punën e tij.

Rezultatet përfundimtare të përzgjedhjes do t’u komunikohen të gjithë aplikantëve pas përfundimit të procesit të vlerësimit.

Read more (Projekt):Vdes dizajneri i famshëm, Roger Sweet

Ndërkohë, festivali ka nisur të prezantojë disa nga artistët dhe projektet pjesëmarrëse. merr pjesë në këtë edicion me veprën “Expo Arbre Buseni_Pine forest”, një që pritet të sjellë një qasje të veçantë ndaj raportit mes natyrës dhe narrativës vizuale.

Po ashtu, pjesë e edicionit të katërt është edhe dokumentari “Dezo Hoffmann: Photographer of The Beatles”, me regji nga Laura Sivakova-Passova dhe Patrik Lancaric. Filmi sjell në ekran historinë e një prej fotografëve më me ndikim të shekullit XX, Dezo Hoffmann, i lindur në Sllovaki në vitin 1912. Hoffmann dokumentoi realitetin e luftës përpara se të kontribuonte në formësimin e fotografisë pop, duke fiksuar në objektivin e tij figura ikonike si Marilyn Monroe, Frank Sinatra, The Rolling Stones dhe The Beatles.

Read more (Artistja):Fansat e Beyonce-s të bindur: albumi rock mund të zbulohet në Met Gala

Organizatorët bëjnë thirrje për publikun dhe komunitetin artistik të ndjekin zhvillimet e mëtejshme të festivalit, ku pritet të zbulohen edhe shumë projekte të tjera që pasqyrojnë tendencat bashkëkohore të artit video në nivel ndërkombëtar.