Tashmë janë zbuluar bisedat e 37-vjeçares me origjinë shqiptare, Lorna Hajdini, e cila akuzohet për abuzim seksual ndaj një punonjësi të kompanisë financiare JP Morgan, në të cilin e akuzuara është pozicionin e drejtoreshës.
Në padinë e bërë, punonjësi pranoi se ajo e kishte droguar dhe më pas e ka përdhunuar. Padia u paraqit të hënën në Gjykatën Supreme të Qarkut të Nju Jorkut nga një person që vepronte në mënyrë anonime si John Doe, i cili pretendon se zgjodhi ta fshihte emrin e tij për të mbrojtur veten dhe familjen e tij pasi mori kërcënime.
Padia akuzon gjithashtu JP Morgan Chase (JPMC) për mundësimin e abuzimit dhe hakmarrjen kundër bankierit, pasi ai e raportoi ngjarjen.
Ai ka pretenduar se firma e vendosi atë në pushim pa dëshirën e tij, shkatërroi reputacionin dhe lejoi që kërcënimet vazhdonin, ndërsa shqiptarja dhe të tjerët mbetën pa dënuar.
Ndërsa shumë punonjës bashkëpunuan me hetimin, ankimuesi refuzoi të merrte pjesë dhe ka refuzuar të ofrojë fakte që do të ishin thelbësore për të mbështetur pretendimet e tij.
Sipas padisë së Doe, abuzimi i dyshuar i Hajdinit filloi pothuajse menjëherë pasi dyshja filloi të punonte së bashku në pranverën e vitit 2024.
Read more (basketboll):Presidenti Ahmed El-Shara hap sallën sportive në Damask dhe shënon pikët e para në basketboll
Në fillim të majit 2024, Doe pretendon se Hajdini e hodhi stilolapsin e saj në dysheme pranë tavolinës së tij dhe, ndërsa u përkul për ta marrë, e më pas ka nisur ta ngacmojë.
“Oh, a ke luajtur basketboll në kolegj? … I dua lojtarët e basketbollit …”, ka deklaruar ai.
Doe pretendon se afrimet u bënë më të qarta dhe të shpeshta, teksa më vonë atë maj, tha në ankesë se Hajdini e ftoi për pije, por ai nuk pranoi.
Në përgjigje, ajo pretendohet se ka thënë:
“Nëse nuk më … shpejt, do të të shkatërroj… mos harro kurrë, unë të zotëroj”, pretendon Doe.
Read more (Sulm):Zelensky publikoi video të sulmit 1500 km në thellësi të Rusisë: Kjo është një fazë e re
Ndërsa Doe pretendon se ai vazhdoi t’i rezistonte propozimeve të saj, shqiptarja Hajdini dyshohet se e kërcënoi me ndëshkim profesional, duke i thënë se nëse donte të promovohej në drejtor ekzekutiv, do të duhej të bënte siç e urdhëron ajo.
“Do të duhet ta meritosh, lodra ime e vogël arabe”, pretendon Doe se i tha ajo gjatë një eventi shoqëror pune në klubin e saj privat të anëtarëve.
Gjatë të njëjtit eveniment, ai pretendon se ajo vazhdimisht e prekte, duke e kaluar më pas situatën në sulm seksual.
Dy dëshmitarë citohen në padi si mbështetës të pjesëve të rrëfimit të tij. Doe pretendon se Hajdini përdori kërcënime dhe abuzime raciste për ta detyruar të kryente akte seksuale.





