
Një person është gjetur pa shenja jete në një objekt ndihmës (garazh) të shtëpisë së tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:50, në Malishevë.
Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Read more (Telegrafi):Tesla nis prodhimin masiv të kamionit elektrik Semi
“Malishevë/30.04.2026-15:50. Është gjetur pa shenja jete në një objekt ndihmës ( garazh) të shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport. /Telegrafi/





