Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 35-vjeçar ka ndërruar jetë.
Shtetasi Odise Shoshari, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Sipas burimeve policore, i ndjeri njihet si përdorues lëndësh narkotike dhe rezulton se ishte nën efektin e tyre kur ka qëlluar veten me çifte
“Rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi Odise Shoshari, rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.


