Vijon që prej mesditës së djeshme zjarri në landfillin e Bushatit.
Pavarësisht punës së zjarrfikësve nga Vau i Dejës, Shkodra, Lezha, Kamza e Tirana, vatra vijon të jete ende aktive, raporton korrespodenti i Top Channel, Klodian Zhivani.
Tymi i mbetjeve të djegura ka përfshirë të gjithë Vaun e Dejës dhe Shkodrën. Edhe sot, zjarrfikësit vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.


