Trump i dërgon letër Vjosa Osmanit, përshëndet përfundimin e mandatit të saj presidencial: Mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë!

Published:

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një letër nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka përshëndetur përfundimin e mandatit të saj. Trump i shkruan se vlerëson bashkëpunimin e Kosovës në Bordin e Paqes, teksa shton se ajo po lë pas një trashëgimi të rëndësishme.

“Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore-veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë. Po lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara, dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë në vitet në vijim”, shkruhet në letrën e dërguar nga presidenti.

Osmani ka shprehur falënderimin e saj duke nënvizuar ruajtjen e lidhjeve me SHBA-të.

“Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë! Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim”, shprehet ajo.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img