Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Lezhës gjatë orëve të fundit kanë krijuar probleme në disa zona urbane, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.
Situata më problematike është regjistruar në lagjet “Besëlidhja” dhe “Skënderbeg”, ku si pasojë e intensitetit të reshjeve dhe mbingarkesës së sistemit të kanalizimeve, uji ka dalë në sipërfaqe dhe është grumbulluar në disa akse rrugore dhe blloqe banimi. Kjo ka bërë që lëvizja e banorëve të jetë e kufizuar, ndërsa në disa segmente rrugore qarkullimi i automjeteve të vështirësohet ndjeshëm.
Situata lidhet edhe me punimet nëntokësore që po zhvillohen në kuadër të projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza në qytet. Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës dhe dhënien e një zgjidhjeje afatgjatë problematikave të përsëritura me përmbytjet gjatë reshjeve me intensitet të lartë.
Ndërkohë përmes një postimi ne rrjetet sociale, Ndreu ka shkruar se situata e përmbytjeve në qytet sëshpejti do të marrë një zgjidhje përfundimtare, në mënyrë që të mos përsëritet më. Ndreu tha se aktualisht Bashkia po punon për sistemimin e ujërave të bardha dhe të zeza në qytet, investim i cili sipas tij do të përfundojë brenda disa muajve.
“Është e rëndësishme të theksohet se kjo situatë është drejt zgjidhjes përfundimtare. Aktualisht janë në proces punimet për sistemimin e ujërave të bardha dhe të zeza në qytet. Deri në përfundimin e këtij investimi, në muajt në vijim, sa herë që do të ketë reshje intensive, rreziku i situatave të tilla mbetet i lartë”, ka shkruar mes të tjerash Ndreu.
Përmbytjet nga reshjet e shiut në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Kjo situatë po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare, po punohet për sistemimin e ujërave të zeza e të bardha

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas përmbytjeve me të cilat u përball ditën e sotme qyteti i Lezhës, pas reshjeve të shiut.
Përmes një postimi ne rrjetet sociale, Ndreu ka shkruar se situata e përmbytjeve në qytet sëshpejti do të marrë një zgjidhje përfundimtare, në mënyrë që të mos përsëritet më.
Ndreu tha se aktualisht Bashkia po punon për sistemimin e ujërave të bardha dhe të zeza në qytet, investim i cili sipas tij do të përfundojë brenda disa muajve.
Reagimi i Ndreut:
Lidhur me përmbytjen disa orëshe në Lezhë sot!
Gjatë ditës së sotme, qyteti u përball me problematika të përkohshme nga uji si pasojë e reshjeve. Reagimet kanë qenë të ndryshme. Disa qytetarë janë shqetësuar me të drejtë, disa kanë tentuar të përfitojnë nga situata, ndërsa të tjerë kanë ruajtur qetësinë.
Është e rëndësishme të theksohet se kjo situatë është drejt zgjidhjes përfundimtare. Aktualisht janë në proces punimet për sistemimin e ujërave të bardha dhe të zeza në qytet. Deri në përfundimin e këtij investimi, në muajt në vijim, sa herë që do të ketë reshje intensive, rreziku i situatave të tilla mbetet i lartë.
Megjithatë, kjo është një fazë kalimtare dhe jo një problem që do të mbetet i pazgjidhur. Një nga arritjet për të cilat ndjehemi krenarë, është pikërisht ky projekt i rëndësishëm, i realizuar nga Bashkia, me mbështetjen e qeverisë Rama.
Nuk ka vend për panik, as për ekzaltim dhe as për abuzim me situatën. Kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në përfundimin e plotë të investimit.


