Haradinaj: Nuk pres ndryshim për presidentin, Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve

Published:

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, , ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së Presidentit, duke theksuar se nuk pret ndonjë ndryshim të rëndësishëm deri në përfundimin e afatit kushtetues.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan u shpreh se procesi pritet të zgjasë deri në fund të afatit ligjor, por pa ndonjë lëvizje konkrete nga ana e kryeministrit .

Sipas Haradinajt, ekziston mundësia që Kurti t’i kërkojë ushtrueses së detyrës së Presidentit, , që të thërrasë ptë politike për konsultime, qoftë para përfundimit të afatit apo edhe më vonë.

Megjithatë, ai theksoi se nuk sheh ndonjë përpjekje serioze nga Kurti për të ndryshuar situatën aktuale.

“Ky është afati kushtetues dhe me siguri që do të pritet deri në afat kushtetues të plotë, por nuk pres asnjë zhvillim, asnjë ndryshim. Mund ta ndodh që Kurti do t’ia kërkojë Albulenës, si presidente në detyrë, t’i ftojë partitë, qoftë para skadimit të afatit, qoftë më vonë. Mirëpo, nuk shoh nga Kurti më fare ndonjë përpjekje të re”.

“Do ta bëjnë një përpjekje me mbulu këto shtatë ditë, me një lojë, me aq sa kanë mundësi, sa u ka mbetur terren të bëjnë lojë, por qëllimi i tyre është vetëm t’i harxhojnë këto ditë, të na çojnë në zgjedhje”, tha ai.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img