Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën një person, plagoset vëllai i autorit të krimit

Published:

Të shtëna me armë i janë regjistruar mbrëmjen e sotme në .

Gazetarja e Top Channel, Entjola Budo, raporton se një person është vrarë, pas sherrit mes disa personave.

Deri më tani mësohet se i vdekur ka mbetur shtetasi Endri Goxhaj dhe i plagosur ka mbetur Dario Nela, vëllai i autorit.

Konflikti ka ndodhur në qendër të qytetit, fillimisht fizik, e më pas ka pasur përdorim të armëve.

Autori Donald Nela është shpallur në kërkim nga policia, pasi u arratis pas krimit.

“Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img