Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. BQK publikon raportin e FMN-së për Kodin e Transparencës: gjetjet vlerësojnë qeverisjen dhe hapjen institucionale
Aktualitet

BQK publikon raportin e FMN-së për Kodin e Transparencës: gjetjet vlerësojnë qeverisjen dhe hapjen institucionale

• 4 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka publikuar Raportin e Rishikimit të Kodit të Transparencës së Bankave Qendrore (CBT) të FMN-së, i përgatitur pas kërkesës së BQK-së për asistencë teknike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ky rishikim është pjesë e kornizës globale të FMN-së për vlerësimin e praktikave të transparencës së bankave qendrore, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Publikimi i këtij raporti shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e përkushtimit afatgjatë të BQK-së ndaj transparencës, llogaridhënies dhe komunikimit efektiv me publikun.

Si pjesë e procesit të rishikimit, BQK ka kryer një vetëvlerësim gjithëpërfshirës duke përdorur pyetësorin CBT të FMN-së, pas trajnimeve të brendshme dhe sesioneve për ngritjen e kapaciteteve të ofruara nga FMN. Në qershor 2025, një mision i FMN-së vizitoi BQK-në për të zhvilluar fazën e radhës të vlerësimit. Gjatë misionit, ekspertët e FMN-së u takuan me drejtuesit dhe personelin e BQK-së, shqyrtuan materialet ligjore, operacionale dhe të komunikimit, si dhe zhvilluan konsultime me një gamë të gjerë të palëve të jashtme për të mbledhur komente mbi praktikat e transparencës së BQK-së.

Raporti i rishikimit të FMN-së njeh progresin e rëndësishëm të bërë nga BQK-ja në vitet e fundit. Ndër arritjet kryesore të theksuara përfshihen modernizimi i faqes së internetit të BQK-së, zgjerimi i komunikimit shumëgjuhësh, rritja e publikimit të informacionit financiar dhe mbikëqyrës, si dhe angazhimi më i madh me publikun për çështjet që lidhen me stabilitetin financiar.

Read more:“Varri i hapur” i Gazës: 8,000 trupa mbeten të bllokuar ndërsa pastrimi i rrënojave ngec

Vlerësimi konkludon se praktikat e transparencës së BQK-së janë në përgjithësi në përputhje me CBT-në, me disa fusha që tashmë përmbushin standarde të avancuara ndërkombëtare. Raporti konstaton se BQK-ja ka ndërtuar një kornizë të qëndrueshme dhe në përmirësim të vazhdueshëm të transparencës në fushat e qeverisjes, politikave, operacioneve dhe rezultateve, në përputhje me praktikat bazë dhe të zgjeruara të CBT-së.

Në përgjithësi, rishikimi konstaton se, ndërsa BQK-ja tashmë përmbush shumë standarde themelore të transparencës, ajo është e pozicionuar mirë për të përparuar drejt një niveli më të lartë të transparencës përmes përmirësimeve të synuara.

BQK mirëpret gjetjet dhe rekomandimet e FMN-së dhe ka përgatitur një plan veprimi për t’i integruar ato në reformat në vijim, në kuadër të Planit Strategjik të BQK-së 2024–2028. Banka mbetet plotësisht e përkushtuar në forcimin e transparencës, përmirësimin e komunikimit me qytetarët dhe sektorin financiar, promovimin e edukimit financiar dhe mbështetjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm dhe të mirëinformuar.

Read more:NASA: Mexico City po fundoset 25 cm në vit,  shihet edhe nga hapësira

BQK shpreh mirënjohjen e saj ndaj ekipit të misionit të FMN-së për profesionalizmin dhe angazhimin konstruktiv gjatë gjithë procesit të rishikimit.

Në përputhje me përkushtimin e saj për hapje dhe llogaridhënie ndaj publikut, BQK po publikon raportin e plotë për të rritur më tej kuptimin e publikut mbi mandatin dhe operacionet e saj, si dhe për të mbështetur reformat e udhëhequra nga praktikat më të mira ndërkombëtare.

Raporti i plotë është i disponueshëm këtu: https://bqk-kos.org/repository/docs/2026/CBTReport-CBK_ENG.pdf

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banka #Raporti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO)
  • Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit
  • Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Lushnjë/ Uji shkon i ndotur në çezmat e banorëve pas defektit në tubacion, banorët: Vjen me erë të rëndë! Ujësjellësi: U zhvendosën aluvionet (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Pas firmës fap fap…del në çdo shkelje”/ Adriatik Lapaj: Rama pranoi se firmosi inceneratorin e Tiranës, por impianti nuk ekziston 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Një qeveri teknike do t’u jepte shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Rama nuk lejoi që Ballukut t’i hiqej imuniteti 3 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Rënia e aksioneve të kompanive të inteligjencës artificiale pas fitoreve të demokratëve në SHBA, Teksasi në qendër të shqetësimeve të investitorëve 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Buxheti 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 bashkitë që do të shkrihen. Kryesojnë Tirana, Durrësi dhe Elbasani 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale ‘Bëhu pjesë e ushtrisë’- Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në aktivitetin ‘Ditë e Hapur’ në Fier, thirrje për rekrutimin e të rinjve (VIDEO) 1 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin