Një zjarr i madh ka shpërthyer në portin e Fujairah, një nga objektet kryesore të magazinimit dhe eksportit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas autoriteteve lokale.
Zyra e Medias e Qeverisë së Fujairah njoftoi në rrjetet sociale se ekipet e mbrojtjes civile janë angazhuar në përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth.
Sipas disa raportimeve, incidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një sulmi me dron, për të cilin autoritetet lokale kanë bërë përgjegjëse Iranin.
Read more:Ferizaj shënon në minutën e 103-të dhe ia merr një pikë Gjilanit
Megjithatë, këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe nuk ka ende një reagim zyrtar nga pala iraniane.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se ka interceptuar tre raketa të lëshuara, sipas saj, nga territori iranian.

