Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Edona Llalloshi reagon e revoltuar: E habitshme se si elita u shndërrua në tufë dembelësh me diploma e doktorata
Aktualitet

Edona Llalloshi reagon e revoltuar: E habitshme se si elita u shndërrua në tufë dembelësh me diploma e doktorata

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, ka reaguar me një status të gjatë në Facebook, ku ka kritikuar ashpër disa figura publike dhe intelektuale, duke i akuzuar për hipokrizi, sulme dhe mungesë të punës konkrete.

Në shkrimin e saj, të titulluar “Ironi akademike”, Llalloshi shprehet se në ditët e fundit disa politikanë dhe “intelektualë” me diploma e tituj të ndryshëm po përpiqen, sipas saj, “t’ia rrisin vetes vlerën” duke sulmuar e përgojuar të tjerët, madje duke dalë edhe si kampionë të “barazisë gjinore”. Ajo ironizon se këta persona, duke u thirrur në tradita që i lidhin me Rugovën dhe Demaçin, kërkojnë votën e qytetarëve për “mençurinë” e tyre, me arsyetimin se është “gjynah” ta mbajnë vetëm për vete.

Read more:Shuhet në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi! Nesër homazhet, Rama: Lamtumirë Profesor

Llalloshi nuk kursen as kritikat për ish-zyrtarët që, sipas saj, në CV kanë lënë “pallate kulture” dhe projekte të mëdha në letër, por pa ndikim real në jetën e përditshme të qytetarëve. Ajo thekson se hallet e njerëzve nuk u bëjnë përshtypje, ndërsa ata, siç shkruan, garojnë se kush e jep më “shijshëm” aromën e “realizmit”, duke e kthyer debatin publik në një lojë fjalësh dhe vetëpromovimi.

Në një nga pjesët më të forta të statusit, ish-deputetja shprehet se “elita” është shndërruar në “një tufë dembelësh me diploma e doktorata”, që prodhojnë më shumë vajtime e fyerje sesa vlera. Ajo shton se qytetarët, pavarësisht kësaj, ftohen t’i votojnë këta “magjistarë”, duke ironizuar se kush nuk do një udhëheqës apo profesor që të ngarkon me “ide të mëdha”, por të trajton me “butësinë e mushkës së mullixhiut”.

Read more:Fshehu në rrobat e saj breshka me vlerë 9000 dollarë, arrestohet në Tajlandë 19-vjeçarja

Në vijim, Llalloshi kritikon edhe gjuhën që përdoret në diskursin publik, duke thënë se këta “akademikë e profesorë”, sipas saj, e kanë bërë zakon që për t’i dhënë “shije ditës” të fyejnë e të nënçmojnë gratë. Ajo argumenton se kur nuk ke çfarë të thuash me peshë, “gjithmonë të mbetet t’i ulësh të tjerët për t’u dukur vetë më i lartë”.

Read more:Kek me kos dhe vaj nga zonja Albana

Në fund, Llalloshi e mbyll statusin me urimin: “Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj!”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Edona Llalloshi Official (@edonallalloshi)

Lexo edhe
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet

Aktualitet

Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti

Tags: #Edona llalloshi #Facebook #Instagram #shije #Vlera

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet
  • Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti
  • Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime
  • Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h
  • Ura “e harruar” në Fier/ Lidh dy skaje të qytetit, por është tërësisht e amortizuar dhe rrezikon qytetarët
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ky flamur nuk lejohet këtu”, gazetari Alberti Limani tregon incidentin me delegacionin serb në Eurovision
  • Pas Berishës, edhe dhëndri i tij sulmon ambasadorët, shpërndan montazhin denigrues me fotot e diplomatëve të SHBA-BE dhe Jeffrey Epstein
  • Hamza does not mention the physical attack, calls on Kurti to stop hate propaganda for party scenarios
  • Hamza nuk përmend sulmin fizik, i bën thirrje Kurtit të ndalojë propagandën e urrejtjes për skenarë partiakë
  • Dashuria vazhdon edhe jashtë Fermës, Fabjola dhe Adioni shfaqen të lumtur në Gjakovë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Kishte konsumuar dyfish më shumë alkool se Nikoll Radaçi, kush është 44-vjeçari i dehur që ecte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Britani e Madhe/ 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe rrezikojnë sjellje të dëmshme 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Lufta/ Mediat në Teheran: Bisedime me vendet e BE-së për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit! Pezeshkian letër Papës: Izraeli dhe SHBA kryenë krime lufte në Iran 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Maliq, dyshohet se ndërroi jetë tre ditë më parë 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Takimi Maqedoni e Veriut-Shqipëri/ Zhupa: Trashëgimia natyrore, përgjegjësi e përbashkët për brezat e ardhshëm 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë “Më dha alkool dhe tentoi të më përdhunonte”, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Anglisë rrëfen dramën me “Shoferin e Taksisë së Zezë” 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri efektivi i policisë jashtë shërbimit, transportohet për në spital. Detajet

Një efektiv policie jashtë shërbimit është plagosur në orët e para të të hënës në Shkozë. Sipas Policisë…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Dhunë për pronën në Golem, familja e të moshuarës thirrje për protestë: Heshtja sot, vula që nesër e ke radhën ti

Familja e të moshuarës Sheko Ademi, e cila pretendon se është dhunuar nga policia teksa mbron pronën e…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime

Autoritetet nga 15 vende punuan së bashku për të shkatërruar një grup të rrezikshëm kriminal përgjegjës për mashtrimin…

• 7 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by