Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h
Aktualitet

Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h

• 17 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këtu ku sot dëgjohet vetëm zhurma e makinave dhe ritmi i qytetit, shumë vite më parë dëgjohej një tjetër tingull, ai i trenit që lidhte Tiranën me gjithë Shqipërinë.

Pas dekadash heshtjeje në shina, projekti për rikthimin e trenit drejt kryeqytetit ka hyrë zyrtarisht në garë.

Tenderi i cili do të bëjë të mundur lidhjen e Terminalit të Transportit Publik me Stacionin Qendror të Trenit në Tiranë me një vlerë prej 15.7 mln euro është dhe hapi i radhës për rikthimin e trenit brenda në kryeqytet pas dekadash në heshtje.

Read more:44-vjeçari i dehur ecte me shpejtësi të lartë pranë vendit ku ndodhi tragjedia e Durrësit, gjatë ndjekjes së policisë përplas makinën tyre

Drejtori i Projektit për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, Bashkim Kasoruho, tregon në një intervistë për Top Channel detaje rreth projektit, si dhe zbulon se kur do të vihet në funksion: “Ky projekt është qershia mbi tortë e korridorit, do të risjellë trenin në kryeqytet. Duke menduar se stacioni në 2014 ishte dhe pas kaq shumë vitesh nuk është më, jemi të lumtur që do ta risjellim brenda në kryeqytet. Lokacioni është i njëjti, rreth 100 metra pa dalë te bulevardi Zogu i Parë.”

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës ka kaluar në 3 faza të rëndësishme, 1 prej të cilave ka përfunduar plotësisht.

“Sot që flasim, kontrata 1 nga Tirana në Durrës ka mbaruar pothuajse 100% punimet, jemi në fazën finale duke pastruar gjithë linjën. Kontrata e dytë, e nënshkruar në 2025, ka të bëjë me realizimin e godinave hekurudhore nga Durrësi në Tiranë, përfshirë dhe 2 ndalesat e linjës që të çon në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Komponenti i tretë, elektrifikimi hekurudhor. Jemi në pikë të avancuar. 50% kredi dhe 50% grant në bashkëpunim me BERZH. Sapo kemi përfunduar procesin e prokurimit ndërkombëtar dhe brenda qershorit do të nënshkruajmë kontratën dhe nisim punimet që do të zgjasin 18 muaj. Dhe në fund të 2027 do të kemi përfunduar elektrifikimin hekurudhor.”

Read more:Ahmet Shehu, sulmuesi i ri që po dominon Superligën U19

Me çfarë shpejtësie do të jenë trenat shqiptarë?

“Linja është e shpejtësisë së lartë, mund të ecë deri në 250 km/h, por për shkak të gjeometrisë së linjës, kthesave, shpejtësia maksimale është 120 km/h për shkak të ndalesave që do të bëjë. Në segmentin që do hyjë në brendësi të Tiranës, 70 km/h.”

Kushtet?

“Trenat që do të operojnë do të jenë modernë elektrikë, me komoditet për persona me aftësi të kufizuara, për persona që lëvizin me biçikleta gjithashtu, të pajisur edhe me tualete, kondicionerë, çdo gjë që shohim edhe në vendet e BE-së.”

Read more:Bytyqi: Brenda dy viteve borxhi publik është rritur për 2.5 miliardë euro

Kështu do të jenë edhe pamjet e trenave dhe stacioneve hekurudhore, duke nisur që nga pika zero, ajo e stacionit të Vorës. Të përfunduara me trena modernë dhe sigurinë e duhur.

Nëse gjithçka do të ecë sipas afateve të parashikuara, pas disa vitesh këto shina mund të rikthejnë sërish zhurmën e trenit në Tiranë. Një projekt që për shumëkënd duket si rikthim në të shkuarën, por që synon të jetë një hap drejt transportit të së ardhmes.

Lexo edhe
Aktualitet

Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e diel

Aktualitet

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ministri Hoxha: E papranueshme!

Tags: #Biçikleta #Durres #euro #jetë #kredi #Moderne #ndërtimi #Projekt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e diel
  • Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ministri Hoxha: E papranueshme!
  • LAJMI I FUNDIT/ Plagoset një person në Tiranë, detajet e para
  • Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative
  • Rusia godet me raketa balistike dhe dronë objektiva civile, përfshihet nga flakët edhe kompleksi ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Nga të njëjtat tag-e
  • Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e diel
  • Përmbytje shkatërruese në Afganistan, të paktën 24 viktima brenda 48 orëve
  • ‘Koha nuk është në favor të Rusisë’, shefi i inteligjencës së Estonisë: Humbjet në fushëbetejë dhe dhimbja ekonomike shtojnë presionin mbi Putinin
  • Bie lajmi i marrëveshjes? Irani: Propozimi amerikan, me kërkesa të tepruara
  • Sulm me armë ndaj kryebashkiakut në Turqi, qëllohet nga një person i maskuar dhe mbetet o plagosur
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 5 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Dyshohet se grabiti argjendarinë në Kamëz, mbahet seanca gjyqësore për Elez Hysën 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet U dhunua nga izraelitët në Flotiljen Globale, Goxhaj flet për “Shqipëria Live”: Njërin nga ne e qëlluan me armë në këmbë, mua më rrahën në grup 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera, Elezi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas motorin, humb jetën 36-vjeçari 4 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Mbyllet procesi i votimit dhe numërimit në Dhomën e Avokatisë Tiranë, Klodjan Skënderaj fiton garën 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Aktivisti shqiptar u ndalua nga autoritetet izraelite, Ministria e Punëve të Jashtme: Baki Goxhaj është nisur drejt Shqipërisë 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e diel

Për ditën e diel, moti do të jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Priten reshje të pakta shiu në zonat…

• 14 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ministri Hoxha: E papranueshme!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër pas sulmeve të fundit ruse me…

• 14 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Plagoset një person në Tiranë, detajet e para

Një plagosje ka ndodhur në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se ngjarja ka qenë aksidentale.…

• 14 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by