Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Ministria e Financave propozon ngritjen e këshillit fiskal, do t’i raportojë drejtpërdrejt kuvendit
Ekonomi

Ministria e Financave propozon ngritjen e këshillit fiskal, do t’i raportojë drejtpërdrejt kuvendit

• 18 Qershor, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një institucion i ri i pavarur do të monitorojë politikat fiskale dhe buxhetore të vendit dhe do t’i raportojë drejtpërdrejt Kuvendit.

Ministria e Financave në projektligjin e nxjerrë për konsultim publik parashikon ngritjen e Këshillit Fiskal, një institucion i pavarur që do të menaxhoj borxhin publik si dhe do të mbikëqyrë respektimin e rregullave buxhetore dhe rreziqeve të mundshme nga devijimet.

“Këshilli Fiskal monitoron zbatimin e parimeve, rregullave dhe kufizimeve fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, vlerëson zhvillimet në politikën fiskale dhe jep opinione të pavarura mbi qëndrueshmërinë e financave publike si dhe rreziqet ndaj saj”, thotë ministria e Financave.

Read more:870 milionë paund investim/ Ish-sekretari kërkon që Britania t’i bashkohet bankës globale për mbrojtjen: Duhen fonde shtesë

Sipas relacionit shpjegues, nisma synon të adresojë mungesën e një institucioni të dedikuar për vlerësimin e pavarur të zhvillimeve fiskale dhe makroekonomike. Ministria e Financave argumenton se aktualisht kufizohet ndarja funksionale ndërmjet rolit të hartimit dhe atij të vlerësimit të politikave, duke ndikuar në perceptimin mbi transparencën dhe besueshmërinë e tyre.

“Ndër detyrat kryesore të institucionit do të jetë vlerësimi i Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal, projektbuxhetit vjetor, raportit të zbatimit të buxhetit, si dhe monitorimi i respektimit të rregullave fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit”, thotë ministria.

Read more:Qeveria ndryshon skemën e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, Malaj: Përshpejtohen pagesat, do të shlyejmë 6000 dosje në 5 vjet

Por në rastet kur Ministria e Financave nuk do të marrë parasysh vërejtjet e institucionit, ajo do të duhet të hartojë një relacion shpjegues ku të argumentojë arsyet e mospranimit të rekomandimeve. Dokumenti do t’i paraqitet Kuvendit dhe do të bëhet publik.

Projektligji parashikon që Këshilli Fiskal të përbëhet nga tre anëtarë me mandat gjashtëvjeçar dhe me kohë të plotë. Kryetari do të përfitojë pagë të barasvlershme me atë të një ministri, ndërsa dy anëtarët e tjerë do të paguhen në masën 85% të pagës së kryetarit. Ngritja e Këshillit ka kosto shtesë rreth 39 milionë lekë të cilat do të financohen nga buxheti I shtetit.

Lexo edhe
Ekonomi

Përgjysmohen bagëtitë në Elbasan/ Viti ndërkombëtar i kullotave, blegtorët ankohen: Mungojnë laboratorët veterinerë

Ekonomi

Përfundon rruga e Komanit, rikonstruksioni i segmentit të rrezikshëm ka shtuar numrin e turistëve

Tags: #Buxheti #buxheti i shtetit #Institucion #jetë #Ministria e Financave #Nisma #projektligji

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përgjysmohen bagëtitë në Elbasan/ Viti ndërkombëtar i kullotave, blegtorët ankohen: Mungojnë laboratorët veterinerë
  • Përfundon rruga e Komanit, rikonstruksioni i segmentit të rrezikshëm ka shtuar numrin e turistëve
  • Vera në provë për rrjetin elektrik, OSHEE shton masat në terren, problem vetëm Xara dhe Piqerasi
  • Orikum, çmimet nuk janë rritur/ Korriku përmirëson bilancin. Turistët nga Kina, Norvegjia dhe Australia, risia e verës
  • Banka e Shqipërisë “spastron” tregun financiar, hiqen licenca dhe vendosen qindra masa ndëshkuese ndaj bankave të nivelit të dytë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta që e mplaku qeverisjen Rama – Ide
  • Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO)
  • BIRN: Një kulturë e re – Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake
  • Vera në provë për rrjetin elektrik, OSHEE shton masat në terren, problem vetëm Xara dhe Piqerasi
  • “Te Pediatria nuk kishte gjenerator dhe karburant”/ Protestuesi i revoltuar në protestën kundër Ramës: 4.2 mln euro për propagandë, e neveritshme! Ta largohen të gjithë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 42 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 40 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 12 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Biri i Hamzait, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do të pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesi: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Janë të gjithë të korruptuar”/ Qytetari: Vij nga Suedia, shqiptarët duhet të dalin të gjithë në protestë deri në rrëzimin e Ramës 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Përgjysmohen bagëtitë në Elbasan/ Viti ndërkombëtar i kullotave, blegtorët ankohen: Mungojnë laboratorët veterinerë

Në kuadër të Vitit Ndërkombëtar të Kullotave dhe Barinjve, shpallur nga OKB, një grup ekspertësh dhe akademikësh kanë…

• 17 orë më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Përfundon rruga e Komanit, rikonstruksioni i segmentit të rrezikshëm ka shtuar numrin e turistëve

Rruga e Komanit, segmenti lidhës për turizmin malor deri përpara 1 viti, e konsideruar si një nga akset…

• 18 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Vera në provë për rrjetin elektrik, OSHEE shton masat në terren, problem vetëm Xara dhe Piqerasi

Me rritjen e fluksit të turistëve dhe konsumit të energjisë elektrike gjatë verës, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by