Nënkryetari i PD Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje aksionin arbitrar të ndërmarrë nga Tatimet në “Prestige Resort”.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se aksioni në të vërtetë është një përpjekje për të goditur News24, si media e vetme që transmeton protestën e qytetarëve që nga dita e parë.
Ai ka dënuar aktin që e ka quajtur sulm politik, ndërsa ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Postimi i plotë:
Inspektimi në Prestige Resort, me qëllimin për të shkaktuar dëm, është qartazi një goditje e urdhëruar nga Edi Rama për të sulmuar median Neës24. Problemi nuk qëndron te aktiviteti i resortit. Problemi qëndron te News24, e cila transmeton që prej ditës së parë protestën ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
Ky akt i sotëm i autokratit në ikje është thjesht një prej instrumenteve që ai po përdor prej 50 ditësh për të shtypur revoltën. Është një akt kundër lirisë së shprehjes dhe një tjetër goditje ndaj fjalës së lirë.
E dënoj sulmin politik ndaj Neës24 dhe çdo media tjetër, si dhe u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim ndaj arbitraritetit të Kryeministrit më të korruptuar në Europë.




