Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut/ Dënohet klani Çela në Itali, 100 vite burg për 15 anëtarët e grupit, 5 u arrestuan në Shqipëri, mes tyre vëllezërit Pashja
Kronikë

Trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut/ Dënohet klani Çela në Itali, 100 vite burg për 15 anëtarët e grupit, 5 u arrestuan në Shqipëri, mes tyre vëllezërit Pashja

• 23 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një gjykatë në Breschia të Italisë ka dhënë 15 dënime që në total arrijnë në 100 vite burg, mes tyre, tetë vite burg për Genti Berishën, i cili më 23 qershor shkaktoi aksidentin rrugor ku humbi jetën efektivi i Policisë Lokale të Milanos, Francesco Imprezzabile, në Peskiera Borromeo.

Kështu u mbyll më 21 korrik procesi me gjykim të shkurtuar ndaj anëtarëve të organizatës që merrej me trafik ndërkombëtar të kokainës.

Operacioni, i koduar “Icaro”, u zhvillua nga hetuesit e Shërbimit Qendror Operativ, SISCO dhe Skuadrës Mobile të Breshias, nën koordinimin e Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Breshias, në bashkëpunim me autoritetin gjyqësor shqiptar, SPAK.

Dënimet

Mes dënimeve bie në sy edhe ai ndaj dy vëllezërve shqiptarë nga Elbasani, të konsideruar në krye të celulës së organizatës kriminale në Breshia dhe të lidhur, sipas hetuesve, me klanin Cela. Ata u dënuan përkatësisht me rreth 14 dhe 15 vite burg.

Sipas hetuesve, klani shqiptar kishte ngritur një “celulë të Breshias”, e drejtuar nga dy vëllezërit shqiptarë, tashmë të dënuar, Gerardo dhe Shkelqim Pashja. Ata mbështeteshin në transportin dhe magazinimin e drogës nga Simone Paolisso (i lindur në vitin 1981), Roberto Gottardi (i lindur në vitin 1973) dhe Fabrizio Manza (i lindur në vitin 1988), ndërsa një tjetër banor i Breshias, Marco Morandi (i lindur në vitin 1960), së bashku me emisarë të tjerë të klanit, mbante lidhjet me nivelet më të larta të organizatës.

Nga droga e shitur me pakicë në lokalet e zonës së Liqenit të Gardës, Veronës dhe Breshias, hetuesit arritën të rindërtonin rrugët e trafikut të lëndës narkotike, duke përdorur sekuestrimet dhe arrestimet, që në dukje nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën, si elemente për të mbështetur pistën hetimore.

Hetimi

Në nëntor të vitit 2021, Paolisso u ndalua nga Policia Rrugore e Veronës në autostradë me 250 kilogramë kokainë të pastër, ende të papërzier. Sipas hetimeve, kjo ishte një nga ngarkesat e destinuara për qelizën e organizatës në Breshia.

Përmes një aktiviteti të kujdesshëm përgjimesh dhe ndjekjesh, Policia italiane dhe ajo shqiptare rindërtuan të gjithë aktivitetin e klanit. Drejtuesit e klanit Cela nga qyteti i Elbasanit lëviznin në vende të ndryshme të botës, drejt Kolumbisë dhe Ekuadorit për të takuar prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut, por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Dubai.

Ngarkesat me kokainë të pastër mbërrinin në portet e Belgjikës dhe Holandës, ku organizata kishte bashkëpunëtorë mes punonjësve portualë. Më pas ato ngarkoheshin në kamionë të pajisur posaçërisht dhe transportoheshin në magazina të marra me qira në Breshia.

Pasi mbërrinte në Breshia, droga, e cila në atë fazë kishte një vlerë me shumicë prej 40 mijë eurosh për kilogram, shpërndahej te organizata më të vogla në qytete të ndryshme të veriut të Italisë.

“Nuk ishte e lehtë të ndiqnim lëvizjet e këtij grupi”, kishte deklaruar prokurorja Roberta Panico, e cila drejtoi hetimet. “Këta persona komunikonin mes tyre vetëm përmes telefonëve të enkriptuar.”/giornaledibrescia

Lexo edhe
Kronikë

Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)

Kronikë

Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)

Tags: #brescia #Genti Berisha #gerardo Pashja #itali #Shkëlqim Pashja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)
  • Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)
  • Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, dëshmia e Rozalinda Plakës: Zbrit, ose do të digjem me benzinë! Refiti më vuri 3 kushte
  • Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT)
  • Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Shqiptari i Diasporës në Itali, thirrje SPAK dhe KE-së: Moment shprese për shqiptarët! Kjo klasë politike e korruptuar duhet të largohet
  • Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg
  • Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën!
  • “Familja s’e di që jam në protestë!”/ Shqiptarja që jeton në Itali i bashkohet revoltës popullore: Këtu deri në largimin e Ramës!
  • Revolta masive kundër Ramës! Emigranti nga Italia: PD-PS janë të korruptuara, mafioze dhe komuniste!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 58 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 10 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)

Ksamil – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:15, ku një 20 vjeçar…

• 19 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)

Ksamil – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:15, ku një 20 vjeçar…

• 32 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, dëshmia e Rozalinda Plakës: Zbrit, ose do të digjem me benzinë! Refiti më vuri 3 kushte

Ngjarja e rëndë ndodhur në Fier në muajin korrik, tronditi mbarë opinionin publik, kur Refit Buzi shkoi në…

• 32 minuta më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by