Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Mega-aferat e Ramës nuk janë hetuar”/ Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur
Politikë

“Mega-aferat e Ramës nuk janë hetuar”/ Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur

• 25 Korrik, 2026 • 9 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar institucionet e drejtësisë së re për dështim në luftën kundër korrupsionit, duke deklaruar se shqiptarët kanë shpenzuar afro 500 milionë dollarë për funksionimin e tyre, ndërsa, sipas tij, aferat më të mëdha korruptive nuk janë hetuar deri në fund.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se mazhoranca mbylli seancën e fundit parlamentare për të penguar opozitën të diskutonte si për Reformën Territoriale, ashtu edhe për bilancin e institucioneve të drejtësisë.

Sipas tij, pas gati shtatë vitesh funksionimi të SPAK-ut, është koha për të bërë një analizë të rezultateve.

Këlliçi u ndal te dosja e inceneratorëve, duke pretenduar se hetimet kanë zgjatur me vite, ndërsa dëmi ekonomik është rritur. Ai deklaroi se në rastin e Inceneratorit të Tiranës, SPAK ka konstatuar se nga kontrata janë përfituar 110 milionë euro, ndërsa investimet reale kanë qenë vetëm 21 milionë euro.

Deputeti demokrat pretendoi se mungojnë 89 milionë euro dhe se nuk është sekuestruar asnjë shumë parash, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe për dokumente dhe kontrata që, sipas tij, nuk janë hetuar.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Seanca e fundit parlamentare faktoi sërish vullnetin e sektit Rilindas për t’i hequr të drejtën e fjalës opozitës, për të bërë transparencë për punën e Komisionit të Reformës Territoriale, e cila është tashmë manovra e fundit e Edi Ramës për të tentuar vjedhjen e zgjedhjeve lokale vitin tjetër.

Sigurisht Partia Demokratike mbetet e angazhuar për të bërë jo vetëm transparencë por dhe të bashkëpunojë me të gjithë aktorët dhe partnerët ndërkombëtarë që kjo të mos ndodhë. Edi Rama siç ja tha dhe Eurodeputeti Tomas Zdechovsky, e ka të qartë se e pret burgu nëse prek sërish zgjedhjet.

Por mbyllja e seancës parlamentare kishte dhe një tjetër qëllim më madhor, të ndalonte opozitën të bënte transparencë për institucionet e ashtuquajtura të “Drejtësisë së Re”, që në fakt nuk janë gjë tjetër, por një zgjatim i kabinetit Rama.

Sot dua të ndalem pikërisht tek kjo e fundit.

Prej vitit 2019, me taksat dhe paratë tuaja, për institucionet e drejtësisë, ku përfshihen Prokurori, Gjykata, ILD, KLP,KLGJ, KPA, KPK, SPAK, etj., keni paguar afro 500.000.000 dollarë.

Po, po, e dëgjuat mirë, gjysmë miliardi dollarë.

Read more:Qytetarët i thonë “Jo” ‘besës’ së Ramës: Ke prerë në besë shqiptarët! Sot dita e 56 e revoltës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Por a kemi sot drejtësi të pavarur?

Shqiptarët sot presin minimalisht 15 vite për një vendim, frustrimi arrin deri aty sa të kemi viktima në sallat e gjyqeve dhe të vriten me armë zjarri gjyqtarët. Korrupsioni veç rritet nga viti në vit, Shqipëria grabitet ditën për diell dhe institucioni që u ngrit me aq bujë e mbështetje, bën sehir.

Unë nuk hy tek ata politikanë që anatemojnë drejtësinë, përkundrazi.

Kam ndihmuar duke depozituar kallëzime dhe çdo provë të mundshme që ata të bënin detyrën e tyre, e sot pas gati 7 vitesh të operimit të SPAK, kemi mundësinë të bëjmë dhe një analizë e bilanc pune.

Po e filloj me dosjen simbol të korrupsionit shqiptar: Inceneratorët.

Hetimi nisi në vitin 2020.

Inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit u mbyllën pa i kthyer buxhetit të shtetit asnjë qindarkë. Në vend të investimeve, mbetën vetëm dy karakatina të ndryshkura, për të cilat shqiptarët vazhdojnë ende të paguajnë, ndërsa mbi 40 milionë euro u vodhën.

Por skandali kulmon te Inceneratori i Tiranës.

Në korrik të këtij viti, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve.

Plot 6 vite hetim.

Vetë SPAK deklaron se deri në sekuestrimin e kompanisë në vitin 2023, nga kontrata janë përfituar 110 milionë euro, ndërsa investimet reale kanë qenë vetëm 21 milionë euro.

Pra mungojnë 89 milionë euro.

Zero para të sekuestruara.

Zero.

Ndërsa hetimi i SPAK-ut vijonte për 6 vjet me radhe, paratë zhdukeshin nën hundën e prokurorëve.

A është ky rezultat, apo procesverbal i një grabitjeje nën hetim?

Read more:Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku

Dhe ndërkohë, kjo shkresë që mbaj në dorë, me firmën e Kryeministrit Edi Rama, për bonusin 8% dhënë kësaj kompanie fantazmë, nuk u hetua kurrë. Përgjegjësia u ndal te Alqi dhe Lefteri, ndërsa firma politike mbeti e paprekshme.

Ndërkohë, shiheni këtë kontratë të nderuar qytetarë, kontratë me LLANAJ shpk.

Nuk bëhet fjalë për një apartament, por për 500 metra katrorë ndërtim, me vlerë të paktën 1 milionë euro.

As kjo nuk u sekuestrua.

Shiheni këtë tjetër kontratë të vitit 2021. Klodian Zoto i jep hua 280 mijë euro kompanisë WSI shpk.

Një kompani që qarkullon miliarda lekë dhe lidhet me interesat e tregut të lojërave të fatit përmes ADRIA ENTERTAINMENT.

Edhe sot kjo shumë figuron në bilancet e kompanisë.

Përse nuk u sekuestrua kjo shumë?

Përse nuk u hetua kurrë kjo marrëdhënie financiare?

Vijojmë tek ECO PARK DURRËS.

Prej gjashtë vitesh në hetim. Partia Demokratike ka dorëzuar një kallëzim të plotë, por ende hetohet.

E ndërkohë qe SPAK heton, 19 milionë euro u zhdukën përmes kompanisë fiktive në emër të shoferit të Mirel Mërtirit, me kompaninë ARCON shpk.

Për t’ju kujtuar se sa i qartë është ky mekanizëm, ai që SPAK e pagëzon si “korrupsion intelektual” e që ka marrë 6 vite hetime, po ndalem vetëm tek një dokument.

Read more:Dështojnë 7 orë negociata me RENEA, vret veten 35-vjeçari Refit Buzi! Në mëngjes vrau ish vjehrrin dhe plagosi ish vjehrrën! Liroi pas disa orësh pengmarrje ish bashkëshorten (EMRAT+VIDEO)

1 prill 2019. Kjo është një Kontratë mes kompanisë së Inceneratorit të Tiranës, IEBV dhe studios së arkitekturës Casanova Hernandez.

Pagesa është 225 mijë euro nga buxheti i shtetit për një projekt për ECO PARK DURRËS.

Pyetja është elementare: ku e dinin këta se do të bëhej ky projekt, kur qeveria ende nuk kishte shpallur asgjë? Fallxhorë janë këta?

Tenderi hapet në tetor 2019.

Më pas bie tërmeti famëkeq në nëntor. Edi Rama shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, jo sepse i dhimbseshin shqiptarët, një pjesë e të cilëve flenë ende nëpër çadra, por sepse qe krijuar mundësia e artë për vjedhjen e radhës.

Me shkresën nr. 21920, datë 2 dhjetor 2019, ministrja Anila Denaj anullon tenderin vetëm pak ditë para shpalljes së fituesit me pretekstin se fondet do të përdoreshin për tërmetin.

Dhe vetëm dy javë më vonë, më 16 dhjetor, me vendim të firmosur nga Edi Rama, Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile vendos që projekti do të bëhet, por këtë herë me procedurë të përshpejtuar pa tender, pikërisht duke përdorur emergjencën si justifikim.

Pra emergjenca, që duhej të shpëtonte qytetarët, u përdor për të përshpejtuar procedurat.

Vetëm këto fakte do të mjaftonin Edi Rama dhe organizata e tij kriminale të ishin pas hekurave duke u përballur me drejtësinë.

Vijojmë tek një tjetër aferë: Sterilizimi.

Pesë vite hetim.

Bilanci?

Rreth 100 milionë euro dëm ekonomik, disa prestanome, 3 vite burg, ndërsa paratë… sërish të zhdukura.

Read more:Vapa ‘pushton’ Tiranën, mjekët: Kujdes temperaturat e larta! Qytetarët kërkojnë hije, punëtorët ‘sfidojnë’ të nxehtin

Edhe këtu skenari përsëritet me një përpikmëri thuajse matematikore.

Paratë zhduken ndërsa SPAK heton.

Të jetë rastësi, apo model?

E njëjta gjë me Check UP, prej 5 vitesh hetohet, zero rezultat. Komisioni Hetimor i drejtuar nga Opozita faktoi edhe skemën e faturave fiktive, por SPAK ende heton.

Pra provat nuk mungojnë.

Çfarë mungon është rezultati.

Ndërsa shqiptarët vdesin në dyert e spitaleve, ku onkologjiku pasojat i ka si një kamp përqendrimi në luftë.

Po ndalem te një tjetër plagë që po gërryen vendin: grabitja e pronës publike dhe e tokës bujqësore.

Edhe këtu ekziston një kallëzim i plotë i depozituar nga Partia Demokratike.

Edhe këtu faktet janë mbi tavolinë.

Edhe këtu hetimet vazhdojnë pa fund. Ndërkohë, tokat e fermerëve zhduken nga harta dhe shfaqen në projektet e kompanive private.

Mund të vazhdojë me dosje pafund!

Tigrat, ndërsa SPAK heton, lekët janë zhdukur.

Rrugët, SPAK heton, lekët zhduken, shqiptarët lënë jetën në to.

Parqet fotovoltaike, SPAK heton këta majmen.

Ja pra të nderuar qytetarë, ky është bilanci.

Read more:Kripto-asetet në lupën e tatimeve/ Projektligj i ri për raportim të detyrueshëm në organet tatimore, gjoba deri në 1 mln lekë

Gjysëm miliardi dollarë na kanë kushtuar institucionet e “Drejtësisë së Re”, e pas kësaj fature të majme, shqiptarët kanë të drejtën legjitime të dinë se çfarë financuan me këto para.

Bilanci është aty, i pamëshirshëm. Dosjet trashen e plaken, buxhetet shtohen, përgjegjësit mbrohen, korrupsioni lulëzon në kulm të hetimit të tij, por paratë nuk kthehen kurrë.

Hajdutët nuk ndëshkohen kurrë.

Organizata kriminale vijon të qeverisë e pashqetësuar.

Si ka mundësi që edhe pas 500 milion dollarëve nga paratë e taksapaguesve, roja fle gjithmonë në të njëjtën orë kur hyn hajduti???

Se kjo nuk është më rastësi, kjo është shndërruar tashmë në bashkëjetesë të lumtur.

Kjo është arsyeja pse ne nuk do të heshtim, nuk do të lodhemi dhe nuk do të tërhiqemi, sepse beteja jonë nuk është vetëm për të rrëzuar një qeveri, por për t’i rikthyer shqiptarëve besimin se ligji dhe e drejta janë më të fortë se pushteti.

Organizata kriminale që qeveris vendin mund të ketë fituar kohë, por jo pafajësinë.

Sa më gjatë të shtyhet drejtësia, aq më e rëndë bëhet fatura.

Dhe atë faturë, këtë herë, nuk do ta paguajnë më shqiptarët.

Ju faleminderit.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë

Politikë

“Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Tags: #anila denaj #Armë #Burg #Buxheti #buxheti i shtetit #Diell #Durres #Edi Rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë
  • “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
  • FOTOLAJM/ Protestuesit ‘gdhendin’ në sheshin para Kryeministrisë mesazhin e fortë: Rama në burg, Berisha në burg
  • LIVE- “Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • Aktivisti, Arben Kola në protestën kundër Ramës: Shqipëria u dogj nga zjarret, qeveria fle gjumë. Dronët e policisë nuk punojnë…
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë
  • FOTOLAJM/ Protestuesit ‘gdhendin’ në sheshin para Kryeministrisë mesazhin e fortë: Rama në burg, Berisha në burg
  • LIVE- “Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • LIVE- Revolta kundër Ramës/ “Poshtë sorosianët”, qytetarët marshim-protestë në rrugët e kryeqytetit: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi
  • LIVE- Revolta e 79-të kundër Ramës, qytetari mesazh për “News24”: Faleminderit që na përkrahni! Përçoni çdo mesazh drejtpërdrejt nga protesta në familjet shqiptare
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 55 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 10 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Divjaka 18 ditë në shesh, banorët kundërshtojnë propozimin e PS për shkrirjen e bashkisë

Divjaka ka dalë në shesh në ditën e 18 për të kundërshtuar projektin e reformës që shkrin bashkinë…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër të gjithë klasës politike! Mbyllet protesta e 79-të: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë

Shqiptarët protestojnë prej 79 ditësh kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve të Kryeministria…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

FOTOLAJM/ Protestuesit ‘gdhendin’ në sheshin para Kryeministrisë mesazhin e fortë: Rama në burg, Berisha në burg

Protestuesit kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të shprehur revoltën e tyre kundër klasës së vjetër politike. Në…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by