Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Protestat prej 117 ditësh dhe arresti i drejtueses së Vlora Hysenit / Ambasadori italian nga Korça: Po i ndjekim me vëmendje zhvillimet në Shqipëri
Politikë

Protestat prej 117 ditësh dhe arresti i drejtueses së Vlora Hysenit / Ambasadori italian nga Korça: Po i ndjekim me vëmendje zhvillimet në Shqipëri

• 24 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marko Alberti, ka dhënë një prononcim për mediat gjatë një vizite në qytetin e Korçës, ku u ndal te zhvillimet më të fundit politike dhe ato të drejtësisë që kanë përfshirë vendin.

I pyetur nga gazetarët lidhur me situatën e tensionuar politike, diplomati italian u shpreh se Roma zyrtare po vëzhgon me kujdes çdo zhvillim, ku kryefjalë mbeten protestat e vazhdueshme të opozitës dhe hetimet e SPAK-ut ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë.

“Atëherë ne i ndjekim me vëmendje protestat. Sigurisht që nuk i përket, nuk është detyrë e një ambasadori që përfaqëson një shtet të caktuar, të shprehet apo të prononcohet për këtë. Ne jemi duke e ndjekur situatën dhe respektojmë çfarë ndodh.”

Read more:U shantazhua nga ish-kreu i SHISH, Klodiana Lala: Sulmi ndaj gazetarëve, i papranueshëm! Vlora Hyseni, duhet të sqarojë akuzat

Sa i përket arrestit shtëpiak të vendosur për Vlora Hysenin, ish-drejtoreshën e SHISH, Alberti përgjigjet:

“Atëherë unë nuk mund t’ju jap asnjë përgjigje lidhur me këtë sepse ne merremi pra ose trajtojmë çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe nuk mund të kem asnjë mendim lidhur me këtë çfarë po më pyesni.”

Read more:Italiani hidhet nga shkëmbi në Vlorë, pëson traumë në kokë, në gjendje të rëndë në spital

Nga ana tjetër, Alberti foli edhe për bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve mike dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Atëherë unë mund të ndalem te angazhimi i Italisë për ta rritur praninë e saj në Shqipëri dhe faktikisht Italia po përpiqet që t’i japë një përmbajtje tjetër marrëdhënieve strategjike me Shqipërinë. Kemi ndërkohë investime në Shqipëri të cilat kapin shifrën e rreth 1 miliard euro. Gjithashtu krahas investimeve të tjera do të realizohen ose do të mundësohen 600 apo 700 vende të reja pune. Dhe është e rëndësishme që t’i jepet një përmbajtje tjetër këtyre marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona sepse ne jemi të mendimit që forcimi i marrëdhënieve në fushën e ekonomisë ndihmon sigurisht edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

Read more:Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ Më 21 dhe 22 shtator bllokohet qarkullimi, kufizimi nga ora 23:00-05:00! Trafiku devijohet në rrugët dytësore

Gjithashtu sektorë të rëndësishëm ku ne jemi të pranishëm është ai i inteligjencës artificiale e në sektorin digjital, në industrinë e mbrojtjes e kështu me radhë. Pra synimi ynë nëpërmjet pranisë tonë këtu është që këtë të rinj apo fëmijët e sotëm të cilët në të ardhmen do të jenë të rritur të qëndrojnë në Korçë, të japin kontributin e tyre, pra ne të forcojmë marrëdhëniet tona në mënyrë që të ndihmojmë të rinjtë apo popullatën që të punojë dhe jetojë në Shqipëri duke dhënë ndihmesë për rritjen dhe zhvillimin e Shqipërisë.”

Ambasadori mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bibliotekës së Fëmijëve “Thoma Turtulli”, pas rikonstruksionit dhe transformimit të saj në një hapësirë moderne për fëmijët, leximin, dijen dhe kreativitetin.

Lexo edhe
Politikë

“Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë

Politikë

“Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar

Tags: #Bashkimin evropian #Detyrë #euro #Fëmijët #Gazetarët #Investime #Italia #italian

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë
  • “Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar
  • “Berisha nuk e mundi Ramën në dy zgjedhje”, Dashamir Shehi: Revolucioni i sheshit duhet të ketë vend në koalicionin opozitar
  • Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Një qeveri teknike do t’u jepte shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Rama nuk lejoi që Ballukut t’i hiqej imuniteti
  • “Pas firmës fap fap…del në çdo shkelje”/ Adriatik Lapaj: Rama pranoi se firmosi inceneratorin e Tiranës, por impianti nuk ekziston
Nga të njëjtat tag-e
  • Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030
  • E dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me Call Center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e vendimit për Rezarta Ibrahimin! Shkak tre fëmijët e mitur
  • Policia shqiptare dhe ajo italiane forcojnë bashkëpunimin kundër krimit, Hita takon homologun Pisani në Romë: Të jemi një hap përpara grupeve kriminale (VIDEO)
  • Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama – Ide
  • “Pas firmës fap fap…del në çdo shkelje”/ Adriatik Lapaj: Rama pranoi se firmosi inceneratorin e Tiranës, por impianti nuk ekziston
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja akuzohet për shpërdorim detyre kur drejtonte Kadastrën! Tjetërsuan 44 mijë m² tokë për një park fotovoltaik, urdhër arrest edhe për 3 të tjerë 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Si ndikon humbja e Trump në demokracinë shqiptare – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Protestë para Kryeministrisë, tifozët kuqezi drejt ‘Air Albania’! Dy atmosfera të ndryshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Bien kreditë me probleme në banka/ Në 3.59%, pranë nivelit më të ulët në 19 vite, huadhënia rritet me 12.5% 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin! 1 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë

Në emisionin “Zonë e Lirë” në “News24, Ilir Kulla komentoi emërimin e drejtueses së re të SHISH, Esmeralda…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka komentuar Asamblenë e Partisë Socialiste, që…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Berisha nuk e mundi Ramën në dy zgjedhje”, Dashamir Shehi: Revolucioni i sheshit duhet të ketë vend në koalicionin opozitar

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar situatën në opozitë dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin