Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka kërkuar që çështja e drejtoreshës së SHISH të trajtohet me seriozitet, pasi bëhet fjalë për sigurinë kombëtare.
Ai theksoi se duhet të ketë diskutime urgjente në Konferencën e Kryetarëve.
Read more:Berisha me krerët e Drejtësisë amerikane: Takim me Todd Blanche dhe Stanley Woodward
“Të gjitha informacionet që merr kryeministri, presidenti burojnë nga SHISH dhe partneriteti me shërbime inteligjente ndaj duhet të dalim në disa përfundime. Duhet të bëhet diskutim në konferencën e kryetarëve, të kërkohet informacioni, nga kryeministri presidenti, SHISH se si është përzgjedhur si është shkarkuar kjo zonjë nga shërbimi informativ i Kosovës. Por nëse kjo seancë vazhdon kështu atëherë kemi zhbërë parlamentarizmin, është një dëm i madh për sigurinë kombëtare”, tha ndër të tjera Fatmir Mediu




