Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Turizmi ngadalësoi në gusht, në tetë muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025
Ekonomi

Turizmi ngadalësoi në gusht, në tetë muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025

• 25 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas vitesh rritje të shpejtë shifrash, turizmi shqiptar duket se po hyn në një fazë tjetër, atë të ngadalësimit.

Në gusht, muajin tradicionalisht më të kërkuar të sezonit, në Shqipëri hynë 2.4 mln shtetas të huaj. Sipas INSTAT, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar janë rreth 47 mijë më shumë, por rritja është vetëm 2%.

Një ritëm dukshëm më i ulët se ai i viteve të bumit turistik pas pandemisë, kur Shqipëria regjistronte rritje shumë më të shpejta të flukseve turistike.

Read more:“SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë

Megjithatë, numri total i vizitorëve të huaj mbetet në nivele rekord. Në 8 muajt e parë të vitit, në vend kanë hyrë 9.4 mln turistë, 5.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të 2025-ës, kur ishin regjistruar rreth 8.9 mln hyrje.

Por kush po e mban këtë rritje?

Kosova vijon të jetë tregu kryesor. Në strukturat akomoduese, në korrik shqiptarët nga Kosova përbënin 18% të vizitorëve të huaj, e ndjekur nga Italia dhe Polonia. Pas tyre vinin Franca dhe Gjermania.

Edhe në gusht rritja nuk është e njëjtë për të gjithë flukset. Hyrjet totale të shtetasve, shqiptarë dhe të huaj, arritën në 3.4 mln ose 2.7% më shumë se një vit më parë.

Read more:Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!

Por ndërsa hyrjet rriten me ritëm modest, daljet janë shtuar më shpejt. Në gusht dolën nga Shqipëria 3.5 mln shtetas, nga të cilët rreth 1 mln shqiptarë zgjodhën destinacionet jashtë vendit.

Shqipëria vijon të tërheqë më shumë vizitorë se një vit më parë, por gushti solli sinjal ngadalësimi. Sipas ekspertëve të tregut, problem ngelet disavjeçar kthimi i flukseve në më shumë qëndrime, më shumë konsum dhe të ardhura.

Lexo edhe
Ekonomi

Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm

Ekonomi

Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë

Tags: #Franca #Gjermania #gusht #Instat #Italia #jetë #Kosova #Polonia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
Nga të njëjtat tag-e
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 9 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm

Çmimet në Shqipëri mund të marrin një tjetër hov në muajt e ardhshëm. Guvernatori Gent Sejko në konferencën…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë

Pensionistët që vazhdojnë të punojnë dhe paguajnë sigurime shoqërore mund të përfitojnë në të ardhmen nga kontributet që…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet

Buxheti i shtetit pritet të kapë nivele rekord për vitin 2027, në 10 miliardë euro. Nëpërmjet një postimi…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by