Nis faza e dytë e shpërndarjes së mëshqerrave për 162 fermerë përfitues në Podujevë

Published:

ka nisur fazën e dytë të shpërndarjes së mëshqerrave në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”, i cili synon mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë në këtë komunë.

Në këtë fazë po shpërndahen rreth 70 mëshqerra për përfitues, ndërsa në fazën e parë janë ndarë 56 të tilla. Sipas komunës, projekti në tërësi përfshin 162 përfitues, ndërsa pjesa e mbetur e mëshqerrave pritet të shpërndahet në fazat e ardhshme.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rl, Behram Latifi, i cili uroi fermerët përfitues dhe theksoi se ky projekt përfaqëson vazhdimësinë e përkrahjes institucionale që Komuna e s po i ofron sektorit të bujqësisë.

Autoritetet komunale kanë vlerësuar se projekte të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit vendor dhe në përmirësimin e kushteve ekonomike për fermerët në zonat rurale. /Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img