Nis procedura për ndarjen e bursave komunale në Gjilan për studentët që kanë aplikuar

Published:

Drejtoria Komunale e t në ka njoftuar se do të vazhdojë me hapat e mëtejmë për ndarjen e bursave komunale për studentët që kanë aplikuar në konkursin nr. 77690, të shpallur më 22 gusht 2025.

Sipas njoftimit, procesi do të realizohet në koordinim me i Komunal i t dhe do të përfshijë të gjithë aplikantët që i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në konkurs.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, në koordinim me Kuvendin Komunal të Gjilanit, do të vazhdojë me hapat e mëtejmë për ndarjen e bursave për të gjithë studentët që i kanë plotësuar kriteret e konkursit”, thuhet në njoftim.

Institucioni ka shprehur keqardhje për vonesat në proces, të cilat, sipas tyre, kanë ardhur si pasojë e mungesës së buxhetit dhe konsolidimit të Kuvendit Komunal.

“Drejtoria Komunale e Arsimit shpreh keqardhje për vonesat në këtë proces, të cilat kanë ardhur si pasojë e mungesës së buxhetit dhe konsolidimit të Kuvendit Komunal”, theksohet më tej.

Tutje bëhet e ditur se me themelimin e it nga Kuvendi Komunal, procesi i ndarjes së bursave do të trajtohet me prioritet.

“Me themelimin e komisionit nga Kuvendi Komunal, si pikë e rendit të ditës, DKA do të procedojë me prioritet të lartë me të gjithë hapat e mëtutjeshëm që janë në përgjegjësinë tonë”, thuhet në njoftim.

Në fund, Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka falënderuar studentët për mirëkuptimin e tyre gjatë këtij procesi. /Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img