Tjetër aksident në Shqipëri brenda pak orësh, dy mjete përplasen në Shkodër, tre të plagosur

Published:

Një tjetër aksident ka ndodhur në Shqipëri, këtë herë në Shkodër, me bilanc tre persona të plagosur.

Rreth orës 18:05, në aksin rrugor “Velipojë–Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë pasagjeret në të dy t, shtetaset F. A., A. Xh. dhe T. M., të cilat ndodhen në Spn Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img