Kompania e ndërtimit do të rindërtojë pallatin e djegur, çfarë ndodh nëse sipërmarrja falimenton, Ristani: Ndërhyn Bashkia e Tiranës, 50%…

Published:

Bashkia e Tës ka prezantuar një plan rezervë në rast se e ndërtimit “Arlis” falimenton përpara se të rindërtojë nga fillimi pallatin në rrugën e Dibrës në kryeqytet, që u përfshi nga flakët pak ditë më parë, duke lënë disa familje pa strehim.

E pyetur nga një këshilltar në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak se çfarë do të ndodhë nëse kompania falimenton përpara mbarimit të punimeve, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani siguroi qytetarët se në rast se diçka e tillë ndodh, Bashkia ka një politikë për të ndërhyrë për kompensimin e dëmeve strukturore deri në 50%, si dhe pjesës së brendshme të ve të djeg deri në 100%.

“Nuk kemi një marrëdhënie kontraktuale me kompaninë, që unë mund të them sa shpejt apo si. Kemi një rregull apo një politikë me të cilën funksionojmë, që në rast të falimentimit të kompanive, ne kompensojmë 50% të dëmeve strukturore dhe pastaj 100% të pjesës së brendshme, të banesës, të pajisjeve dhe kështu me radhë”, përfundoi Ristani.

Ditën e sotme këshilli bashkiak, mori n për të subvencionuar me ndihmë financiare banorët e pallatit, duke i mbështetur ata me një shumë monetare prej 40 mijë lekësh në muaj.

Sipas projektvendimit, ndihma financiare do të monitorohet çdo muaj dhe do të ndërpritet në momentin që familjet sistemohen përfundimisht në banesat e rikonstruktuara.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img