Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pesë problemet kryesore që po e përcjellin Kupën e Botës, 50 ditë para nisjes
Aktualitet

Pesë problemet kryesore që po e përcjellin Kupën e Botës, 50 ditë para nisjes

• 22 Prill, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me 50 ditë deri në nisjen e Kupës së Botës, FIFA dhe shtetet nikoqire po përballen me kritika për çështje sociale, politike dhe logjistike që po e rrethojnë turneun.

Kanadaja dhe Meksika do ta bashkëorganizojnë turneun me Shtetet e Bashkuara, të cilat – së bashku me Izraelin – më 28 shkurt nisën një luftë kundër Iranit, shtet pjesëmarrës në Kupën e Botës. Edhe pse lufta është aktualisht nën një armëpushim të përkohshëm dhe të brishtë, pjesëmarrja e Iranit mbetet e paqartë.

Tifozët në të tri vendet nikoqire po reagojnë ashpër edhe ndaj çmimeve të larta të biletave, ndërsa politikanë lokalë dhe publiku kanë shprehur shqetësime për rritjen e tarifave të transportit në linjat që lidhin stadiumet në SHBA.

Al Jazeera Sport sjell një pasqyrë të shqetësimeve kryesore në prag të turneut, që nis më 11 qershor me ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Çfarë është më e fundit rreth pjesëmarrjes së Iranit në Kupën e Botës?

Kombëtarja e Iranit po vazhdon përgatitjet, por zyrtarët kanë bërë të ditur se vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen do të merret nga qeveria dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, pasi të shqyrtohet siguria e lojtarëve në SHBA.

Irani kishte deklaruar muajin e kaluar se mund të mos marrë pjesë, sidomos nëse vendi nikoqir nuk garanton sigurinë e ekipit. Kjo erdhi pas një postimi në rrjete sociale nga presidenti Donald Trump, ku ai sugjeroi se siguria e ekipit iranian nuk mund të garantohej në SHBA – vend ku Irani pritet t’i luajë të gjitha ndeshjet e grupit.

Federata iraniane më pas i kërkoi FIFA-s t’i zhvendoste ndeshjet e Iranit nga SHBA në Meksikë, por FIFA e refuzoi kërkesën. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi javën e kaluar se Irani “duhet të vijë” në turne.

Irani do t’i luajë të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve në Bregun Perëndimor të SHBA-së. Nëse kalon tutje, edhe ndeshjet e fazës me eliminim do të zhvillohen po në SHBA.

telegrafi.com

Çmime të larta të transportit në qytetet nikoqire në SHBA

Tifozët pritet të paguajnë gati 12 herë më shumë se tarifa e zakonshme prej 12.90 dollarësh për një udhëtim vajtje-ardhje me tren nga Penn Station në Manhattan drejt stadiumit MetLife në East Rutherford, New Jersey – stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Botës dhe edhe shtatë ndeshje të tjera.

Guvernatorja e New Jerseyt, Mikie Sherrill, dhe FIFA janë kritikuar reciprokisht për çmimin prej 150 dollarësh për një udhëtim rreth 15-minutësh (14 km). Sherrill ka thënë se FIFA duhet t’i mbulojë kostot, ndërsa FIFA ka reaguar se nuk është e obliguar ta bëjë këtë.

Në Boston, udhëtimi me tren drejt stadiumit Gillette kushton rreth katër herë më shumë se çmimi normal (rreth 20 dollarë), ndërsa autobusi vajtje-ardhje drejt Foxborough arrin 95 dollarë.

Los Angeles dhe Philadelphia janë zotuar se nuk do t’i ndryshojnë tarifat. Kansas City ofron 15 dollarë vajtje-ardhje drejt stadiumit Arrowhead. Houston ka shtuar autobusë dhe vagona treni, por synon t’i mbajë tarifat aktuale: 1.25 dollarë për autobusët dhe trenat e lehtë, si dhe opsione parkim+transport nga 2 deri në 4.50 dollarë.

Çmime të larta të biletave, kërkesë më e ulët

Çmimet e larta të biletave kanë shkaktuar zemërim te tifozët, të cilët thonë se politika e çmimeve po i përjashton mbështetësit e zakonshëm. Raportohet se shitjet për disa ndeshje të mëdha kanë mbetur prapa pritshmërive, çka shihet si pasojë e çmimeve.

FIFA i nxori biletat në shitje në dhjetor me çmime nga 140 dollarë (Kategoria 3 në raundin e parë) deri në 8,680 dollarë për finalen. Më pas, kur shitja u rihap më 1 prill, çmimet u rritën deri në 10,990 dollarë.

Kandidatura e Amerikës së Veriut kishte premtuar bileta deri në 21 dollarë, por bileta më e lirë është vendosur 60 dollarë. Shumica e biletave kushtojnë të paktën 200 dollarë për ndeshjet me ekipe më të forta.

FIFA ka paralajmëruar edhe një raund tjetër shitjesh, në përputhje me numërimin mbrapsht prej 50 ditësh: biletat do të jenë të disponueshme në kategoritë 1-3 për të gjitha 104 ndeshjet, me parimin “i pari vjen, i pari shërbehet”.

Kundërshtime për bastisjet ndaj emigrantëve gjatë ndeshjeve

Politikat e administratës Trump për deportime masive dhe shtrëngim të emigracionit ligjor kanë ngritur frikë se audienca ndërkombëtare e Botërorit mund të vihet në shënjestër nga autoritetet amerikane të emigracionit.

Javën e kaluar, Infantinos iu kërkua të ushtrojë presion që të shmangen bastisjet gjatë turneut. Gazetarë sugjerojnë se agjentë të ICE dhe CBP kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e Kupës së Botës për Klube vitin e kaluar, edhe pse administrata Trump ka mohuar se ka pasur operacione zbatimi.

Sipas The Athletic, drejtues të FIFA-s e kanë paraqitur idenë e një moratoriumi të përkohshëm si përfitim të mundshëm për imazhin e administratës, dhe shpresojnë që Infantino ta përdorë marrëdhënien e tij me Trumpin për të ulur frikën e tifozëve.

Dhuna në Meksikë ngre alarm për sigurinë e turneut

Meksika po përballet me shqetësime për sigurinë pas një sulmi ndaj turistëve pranë kryeqytetit. Të hënën, një sulmues i vetëm hapi zjarr në Teotihuacan – vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe një nga atraksionet më të vizituara në Meksikë – duke vrarë një turist kanadez dhe duke plagosur 13 të tjerë.

Ngjarja ka shtuar pyetjet mbi protokollet e sigurisë të qeverisë së presidentes Claudia Sheinbaum në prag të turneut. Sheinbaum ka thënë se Meksika do ta forcojë sigurinë.

“Detyrimi ynë si qeveri është të marrim masat e duhura që një situatë e tillë të mos përsëritet. Por është e qartë se kjo është diçka që nuk kishte ndodhur më parë”, tha ajo. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Protestë në spitalin e Lushnjes, qytetarët kërkojnë përmirësimin e kushteve

Aktualitet

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli tregon ngjarjen e rëndë, mbron të birin: Do ta takoj në burg, më dhimbset

Tags: #Amerika #Bileta #Donald Trump #emigracioni #Fifa #Ford #Gianni infantino #Kupa e botës 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestë në spitalin e Lushnjes, qytetarët kërkojnë përmirësimin e kushteve
  • Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli tregon ngjarjen e rëndë, mbron të birin: Do ta takoj në burg, më dhimbset
  • I dyshuar për përfshirje në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme e lë në burg
  • “Po me ‘Paketën e Maleve’ ç’kanë flamengot e bulevardit?”, Rama: Shqipëria drejt turizmit të kampionëve, jo izolimit të natyrës
  • Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli tregon ngjarjen e rëndë, mbron të birin: Do ta takon në burg, më dhimbset
Nga të njëjtat tag-e
  • Donald Trump krijon video të re me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
  • “Nëse krahason Metën me dy terroristë, problemi është i gjykatës”/ Avokati i ish-presidentit jashtë GJKKO-së: Kë do thërrasim nga SHBA, George Bush-in?
  • Ndau informacione të klasifikuara me vajzën dhe gruan e tij, John Bolton arrin marrëveshje me autoritetet, do pranojë fajësinë
  • “Arkitektët më të shquar të botës në Tiranë”, Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën
  • “Një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”/ Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 31 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë 11 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera 10 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina 5 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Pengimi dhe intimidimi i gazetarëve për ushtrimin e detyrës gjatë protestës kundër projektit të Zvërnecit, AGSH: S’janë palë, cenohet e drejta e informimit 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet “Po me ‘Paketën e Maleve’ ç’kanë flamengot e bulevardit?”, Rama: Shqipëria drejt turizmit të kampionëve, jo izolimit të natyrës 4 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Protestë në spitalin e Lushnjes, qytetarët kërkojnë përmirësimin e kushteve

Edhe në Lushnja ka nisur të protestohet, por fokusi është te sektori shëndetësor. Dhjetëra qytetarë janë bashkuar për…

• 2 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli tregon ngjarjen e rëndë, mbron të birin: Do ta takoj në burg, më dhimbset

ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit të policisë Enea…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
Aktualitet

I dyshuar për përfshirje në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme e lë në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masës e sigurimit arrest në burg të dhënë më herët në…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by