Haziri nuk e përjashton mundësinë e një takimi të ri Kurti – Abdixhiku: Ftesa duhet të jetë bindëse

Published:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, , ka vënë në pikëpyetje nëse pa e tij do t’i përgjigjet një ftese të mundshme për takim nga kryeministri deri më 27 prill, duke theksuar se çdo ftesë duhet të jetë serioze dhe bindëse.

Haziri tha se nuk është e qartë pse opinioni publik po mbahet me pritshmëri për një takim që ende nuk është konkretizuar.

“Nuk e di cila është arsyeja që me lon publikun në shpresë që ka me ndodh një takim. Ai mundet me ndodh sonte, nata është e gjatë, e lere më java që është e gjatë,” u shpreh ai në RTV21.

Sipas tij, një ftesë e tillë duhet të ketë përmbajtje të qartë dhe të jetë e pranueshme për -në dhe për liderin e saj .

“Duhet me qenë ftesa bindëse për Axhikun, sepse të gjitha gjërat janë sqaruar,” tha Haziri.

Ai shtoi se ditët e fundit, sipas tij, kryeministri Kurti ka qenë më shumë në shpjegime publike sesa në veprime konkrete politike.

“Këto ditë Kurti vetëm po arsyeton para gazetarëve, iu ka ikur fokusi,” deklaroi Haziri.

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img