Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rasti "Botoks", Gjykata Penale kërkoi paraburgim dhe masa kujdesi për 19 persona
Aktualitet

Rasti "Botoks", Gjykata Penale kërkoi paraburgim dhe masa kujdesi për 19 persona

• 24 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Të arrestuarit nga aksioni i djeshëm dhe i sotëm i MPB-së dhe Prokurorisë për botoks dhe fillerë ilegalë u dërguan në Gjykatën Penale.

Një pjesë e madhe e grupit tashmë është dorëzuar në gjykatë dhe para gjykatësit të procedurës paraprake po merren në pyetje personat për të cilët janë propozuar masa kujdesi.

Nga gjithsej 19 persona, për gjysmën janë propozuar masa kujdesi, ndërsa për gjysmën tjetër masa e paraburgimit, informojnë nga Gjykata Penale.

Nga MPB sot njoftuan se janë arrestuar 14 persona, me çka janë shkatërruar grupe të organizuara kriminale për shitje ilegale të barnave dhe pajisjeve mjekësore, përkatësisht për botoks dhe fillerë ilegalë.

Ata sqarojnë se janë ngritur kallëzime penale kundër 19 personave fizikë dhe gjashtë kompanive, ndërsa zbulojnë se botoksi dhe filerët ilegalë janë furnizuar nga Serbia, Korea dhe Turqia.

Gjatë vitit 2026, të denoncuarit N.A., S.K., A.K. dhe M.GJ. krijuan një shoqatë kriminale me veprim në Shkup dhe rrethinë, së cilës më vonë iu bashkuan V.A., A.M., R.T.GJ., duke shfrytëzuar një person juridik nga Shkupi, si dhe të denoncuarit GJ.S., S.M.S., V.S. si organizatorë të shoqatës kriminale me shtrirje në Shkup dhe Maqedoninë Lindore, së cilës më pas iu bashkuan edhe N.K., A.K., D.F., M.I.V., A.T., S.F., K.A. dhe O.D., përmes firmave nga Manastiri dhe Shkupi.

Me qëllim të përfitimit të paligjshëm pasuror në përmasa të mëdha, ata kanë furnizuar barna dhe pajisje mjekësore të falsifikuara (botoks) nga Serbia, Korea dhe Turqia.

Këto produkte mjekësore janë futur ilegalisht në territorin e shtetit tonë me qëllim që të magazinohen, distribuohen dhe shiten, me ndihmën e anëtarëve të shoqatës kriminale – shumica e të cilëve mjekë me profesion – për t’u aplikuar te personat e tretë.

Ndonëse ishin të vetëdijshëm për prejardhjen dhe gjendjen e mallit dhe se pajisjet mjekësore sipas Ligjit për barna dhe nuk ishin importuar sipas rregullave të parapara, si dhe nuk posedonin udhëzim dhe deklaratë të miratuar nga MALMED, të njëjtit kanë kryer korrigjime estetike, me çka kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Botoksi #Fillerat #Gjykata penale maqedoni #Masa e paraburgimit #Mpb maqedoni #paraburgim #Serbia #Turqia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Horror në Çeki/ 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur dhe trupin ua hedh qenve, si vjehrra zbuloi krimin makabër
  • Ekstradohet nga Serbia në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë grabitën dhe asfiksuan një 65-vjeçar në Selanik
  • Arrestohet ish-zyrtari i lartë i CIA-s, FBI zbulon mbi 40 milionë dollarë shufra ari në shtëpinë e tij
  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg
  • Tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt MB me jaht 7 emigrantë/ Shqiptarëve ‘u bëhet pritë’ në Angli, në pranga 3 prej tyre
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje 3 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by