Ngërç total te rinovimi: Vinicius kërkon paketë “gjigante”, Real Madridi po refuzon kërkesat e tij

Published:

Real Madridi mbetet i palëkundur ndaj kërkesave të për një paketë vjetore prej 30 milionë eurosh, e cila do të përfshinte pagën bazë, bonuset dhe bonusin e rinovimit, në bisedimet e ngecura për kontratën, raporton Mario Cortegana i The Athletic.

Braziliani aktualisht përfiton rreth 17 milionë euro neto në sezon, një shifër e përafërt me atë të , ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2027, që do të thotë se pas përfundimit të këtij sezoni do t’i mbetet edhe një vit tjetër marrëveshje.

më e fundit e Real Madridit thuhet se qëndron në 20 milionë euro neto në vit. Megjithatë, klubi nuk ka traditë të japë bonuse rinovimi dhe, sipas raportimit, po këmbëngul që të respektohet struktura e rreptë e pagave.

Bisedimet kanë qenë të ngrira që nga vera e kaluar dhe deri tani ka pasur pak ose aspak progres, pavarësisht dëshirës së ndërsjellë për vazhdimin e bashkëpunimit. Reali mbetet i sigurt për rinovimin edhe për shkak të marrëdhënies së mirë që ka me presidentin .

Nga ana tjetër, Vinicius besohet se po kërkon të ketë më shumë “levë” negociuese, sidomos me synimin për një Botëror të fortë, dhe nuk po nxiton, edhe pse i kanë mbetur rreth 14 muaj deri në hyrjen në vitin e fundit të kontratës.

Real Madridi e konsideron rinovimin si prioritet, por nuk është i gatshëm të lëshojë pe, ndryshe nga disa raste të rralla në të kaluarën.

Për momentin, hendeku ekonomik mes palëve mbetet i madh, pavarësisht pretendimeve të mëhershme se kishte një “marrëveshje në parim”, të cilat janë mohuar ose minimizuar nga burime pranë klubit./Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img