
Vëzhguesit e Manchester Unitedit thuhet se do ta ndjekin sulmuesin anësor, Rafael Leao, të dielën mbrëma gjatë ndeshjes në shtëpi të Milanit kundër Juventusit në derbin e javës në Serie A.
Sipas gazetës Tuttosport, reprezentuesi portugez është një nga objektivat e Djajve të Kuq për sezonin e ardhshëm dhe se bisedimet paraprake midis skuadrës së Ligës Premier dhe kampit të lojtarit kanë filluar tashmë.
Barcelona është gjithashtu midis klubeve të interesuara për Leaon dhe ka vendosur kontakte fillestare me përfaqësuesit e sulmuesit anësor, megjithatë bisedimet me katalunasit ose Djajtë e Kuq nuk janë në një fazë të avancuar.

Për tu bindur me cilësitë e lojtarit dhe për të bërë disa hapa tjerë, gjiganti i Ligës Premier ka dërguar skautë për ta ndjekur nga afër Leoan në derbin ndaj Juventusit.
Leao ka pasur ulje-ngritje në San Siro këtë sezon, duke u vendosur si qendërsulmues në një sistem 3-5-2 në vend të rolit të tij natyror si sulmues i krahut të majtë.
Portugali ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhënë tre asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon duke treguar nivel deri diku të kënaqshëm.
Gazzetta dello Sport raportoi së fundmi se Milani do të jetë i hapur për oferta për Leaon në verë, madje duke sugjeruar se 50 milionë euro do të ishin të mjaftueshme për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit anësor në fund të sezonit. /Telegrafi/




