Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Paralajmërohet protestë e re për provimin e jurisprudencës në shqip
Aktualitet

Paralajmërohet protestë e re për provimin e jurisprudencës në shqip

• 25 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Edhe pse po bëhet një muaj që nga mbajtja e protestës së studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, nga institucionet kompetente nuk ka ende asnjë zgjidhje. Përveç kësaj, nuk janë bërë publike as emrat e ekspertëve që janë angazhuar në grupin e punës.

Njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, kritikon institucionet për mungesë transparence për zgjidhjen e çështjes. Ai thotë se studentët kanë marrë vetëm premtime, por jo edhe hapa konkretë. Për këtë arsye, Ademi njofton se po përgatiten për hapa të mëtejshëm, përfshirë mundësinë e një proteste tjetër.

“Bëhen gati dy vite që kemi dorëzuar kërkesën e parë për mbajtjen e provimit në gjuhën shqipe, gati katër muaj që kur e kemi dorëzuar peticionin dhe pak ditë bëhen gati një muaj që e kemi pasur protestën e parë, dhe përveç premtimeve diçka konkrete nuk kemi parë. Nuk jemi kontaktuar të dimë se çfarë po bëhet apo çfarë hapa do të ndërmerren, apo si mendohet të zgjidhet, kush janë pjesë e këtyre grupeve të punës dhe kjo është ajo pikëpyetja te ne se për çfarë janë krijuar ato grupe të punës, derisa ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është shumë i qartë. Realisht, ne kemi pasur para një jave takimin me grupin organizativ dhe përgatitemi për hapat e radhës, ndoshta edhe protestën e radhës, sepse shohim që nuk ka ende asgjë konkrete”, tha Mevlan Ademi – student.

Nga Qeveria për Tv21 kanë deklaruar se po punohet në këtë drejtim dhe të gjitha detajet do të publikohen pas finalizimit të procesit, duke përfshirë edhe publikimin e emrave të grupëve të punës.

“Në lidhje me pyetjen tuaj, ju informojmë se procesi është në vijim dhe punohet për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme. Në momentin kur do të ketë informacione më konkrete që mund të ndahen me opinionin, të njëjtat do të komunikohen në mënyrë transparente. Pas finalizimit të procesit, do të publikohen edhe të gjitha detajet relevante, duke përfshirë emrat dhe vetë zgjidhjen”, thonë nga qeveria.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #proteste #Qeveria e maqedonisë së veriut #Studentët e maqedonisë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama dhe Berisha u takuan në Rinas”, Salianji bën deklaratën e fortë: Kreu i PD të tregojë çfarë biseduan. U kërcënuan punonjësit e Gardës…
  • Kundër investimit të Ujësjellësit, përplasje mes banorëve dhe policisë në Burimas të Maliqit! Një protestues humb ndjenjat
  • “Dorëheqje ose pranga! Rama s’ka rrugë tjetër”, avokati Tafaj: Nëse mbron Hysenin e Ballukun, do përfundojë…
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 120 e protestës, qytetarët: Arrestoni Ramën dhe Ballukun!
  • “Dorëheqje ose pranga! Rama s’ka rrugë tjetër”/ “U soll në OKB si fëmijë që tregon muhabetet e shtëpisë”, avokati: Nëse mbron Hysenin e Ballukun, do të përfundojë…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 70 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 8 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 3 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by