Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rritet interesimi për dhurim të gjakut
Aktualitet

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

• 26 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë pacientëve, ndërsa aksionet e dhurimit po shtohen në gjithë vendin. Kësaj nisme i është bashkuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar me dhurues vullnetarë dhe duke inkurajuar qytetarët që të japin kontributin e tyre në shpëtimin e jetëve.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës ekzekutive të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), Albana Beslimi-Krasniqi, thotë se rezervat e gjakut janë thelbësore për funksionimin normal të shërbimeve shëndetësore.

“Shembulli i dhurimit të gjakut nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shërben edhe si një shembull shumë pozitiv që ndikon edhe në ngritjen e vetëdijes, mund të them kolektive, për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut. Edhe me rritjen e numrit të pjesëtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, natyrisht vërehet edhe rritja e numrit të dhurimeve të përgjithshme në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Albana Beslimi-Krasniqi.

Ajo nënvizon se përkundër stabilitetit aktual, kërkesat për gjak ndryshojnë vazhdimisht.

“Për momentin rezervat e produkteve të gjakut janë stabile, mirëpo këto kërkesat janë dinamike, domethënë mungesat e grupeve ose rezervave janë dinamike dhe varen nga kërkesat për gjak dhe produkte të gjakut që bëhen nga klinikat në të cilat trajtohen pacientët. Në numër më të pakët janë grupet e gjakut me Rh negativ, për shkak se edhe përqindja e dhuruesve në popullatë është më e vogël”, shtoi ajo.

Një prej dhuruesve të rregullt të gjakut thotë se ky akt i vogël për të ka një ndikim të madh për pacientët në nevojë.

“Jam dhurues i gjakut moti, qysh moti. Domethënë bëhet fjalë edhe para luftës, qysh prej vitit ’86 kam filluar për herë të parë dhurimin e gjakut. Kam 40 deri në mbi 40 herë dhurim gjakut para luftës, ndërsa qysh nga 2011-ta e këtej jam edhe një prej grupeve organizatore për dhurimin e gjakut”, tha Fatmir Gërguri, dhurues i gjakut.

Përfaqësuesit shëndetësorë apelojnë që dhurimi i gjakut të mos mbetet vetëm një akt i rastësishëm, por të kthehet në një praktikë të rregullt solidariteti për shpëtimin e jetëve./RTK

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Dhurimi i gjakut #Forca e sigurisë së kosovës #moti #Rezervat e gjakut #Rtk #Transfuzioni i gjakut

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Temperatura deri në 37 gradë celsius, por priten reshje shiu…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Harta, Shqipëria mes vapës dhe zjarreve! Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
  • Temperaturat deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Temperatura deri në 37 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Temperatura deri në 38 gradë celsius, por në veri priten reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 14 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 10 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by