Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Hoxha pas takimit me Mexhitin: Nuk ka tymnajë që mund të hyjë mes nesh, edhe në familje ka mosmarrëveshje
Aktualitet

Hoxha pas takimit me Mexhitin: Nuk ka tymnajë që mund të hyjë mes nesh, edhe në familje ka mosmarrëveshje

• 27 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri për Punët e Jashtme në Shqipëri, Ferit Hoxha mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me njërin nga kryetarët e VLEN, Izet Mexhiti, pas takimit që patën në Tiranë.

“Ne jemi pjesë e popullit shqiptar, Shqipëria ka obligim edhe për shqiptarët jashtë kufijve”, u shpreh Mexhiti pas takimit ku kanë diskutuar për raportin mes dy vendeve dhe projektet e përbashkëta.

“Shqiptarët në RMV kanë nevojë për institucionet e shtetit shqiptar”, ishte apeli i tij nga Tirana.

“Maqedonia lëviz në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, drejt avancimit të çështjes shqiptare. Jemi krah për krah edhe me integrimin europian. Iniciativat janë të shumta, edhe në nivel lokal”, deklaroi ai.

“Nuk ka tymnajë që hyn mes nesh”, deklaroi më tej ministri Hoxha duke hedhur poshtë çdo aludim të krijuar pas mesazheve që janë publikuar së fundmi ku pretendohen komunikime të tij me stafin, me një gjuhë fyese ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

“Unë i kam bërë të gjitha sqarimet e mia dhe do doja të përdorja një shprehje: U ngrit kjo tymnajë dhe u pamë! Jam i hapur për të takuar në çdo kohë e rrethanë, qoftë kur biem dakord, qoftë kur kemi gjëra për të biseduar, edhe nëse nuk biem dakord! Nuk ka asnjë lloj interpretimi që vlen mbi atë që duam të ndërtojmë”, nënvizoi Hoxha.

Shtoi se takimet do jenë akoma më të shpeshta dhe se “keqkuptimet ekzistojnë si në çdo familje”.

Një ditë më parë, MEPJ doli me reagim zyrtar sa i takon këtyre mesazheve.

“Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend. Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre. Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme”, thuhej në reagim.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Familje #Ferit Hoxha #Izet mexhiti #Maqedonia e Veriut #Reagim #Shqiperia #shqiptaret #Tirane #Vlen

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama kundër Ramës/ “Jemi në mes të Europës dhe nuk kemi shërbim shëndetësor”, çfarë deklaronte kryeministri në opozitë dhe çfarë bëri kur erdhi në pushtet (VIDEO)
  • “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
  • Vlorë/ Burri godet gruan me sqepar pas një konflikti! Shoqërohet në polici
  • “Në pranga jo vetë Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
  • ‘Pse filmon?’- 46-vjeçari dhunohet nga disa persona pranë portës së shembur të Kakomesë, transportohet drejt spitalit të Janinës (EMRI)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 15 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by