Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kancelari Merz thotë se SHBA-të po “poshtërohen” nga udhëheqja e Iranit
Aktualitet

Kancelari Merz thotë se SHBA-të po “poshtërohen” nga udhëheqja e Iranit

• 28 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SHBA-të po “poshtërohen” nga udhëheqja e Iranit, sipas Friedrich Merz, kancelarit të Gjermanisë, i cili sugjeroi se administrata Trump po “mashtrohej” në tryezën e negociatave nga Teherani.

Dy ditë më parë, Donald Trump anuloi një udhëtim të negociatorëve amerikanë në Islamabad për bisedime indirekte me një delegacion iranian.

Një raund i mëparshëm në kryeqytetin pakistanez dy javë më parë, kur JD Vance, zëvendëspresidenti amerikan, udhëhoqi delegacionin amerikan, u ndërpre pa përparim.

Vlerësimi i prerë i Merz për bisedimet e bllokuara SHBA-Iran, të cilat dukeshin të sigurta se do të thellonin përçarjen e rëndë transatlantike midis SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s, bie ndesh drejtpërdrejt me përpjekjen e Trump për ta paraqitur situatën në një dritë pozitive, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Një ditë më parë, presidenti amerikan i tha Fox News: “Ne i kemi të gjitha kartat”, duke shtuar se nëse Teherani donte të fliste, “ata mund të vinin tek ne, ose mund të na telefononin”.

Duke folur para studentëve në Marsberg, Merz sugjeroi se ishte ekipi i Trump që po “mashtrohej”.

Çfarë përmban propozimi i fundit i Iranit?

“Iranianët janë padyshim shumë të aftë në negociata, ose më saktë, shumë të aftë në mosnegociimin, duke i lënë amerikanët të udhëtojnë për në Islamabad dhe pastaj të largohen përsëri pa asnjë rezultat”, citohet të ketë thënë ai.

“Një komb i tërë po poshtërohet nga udhëheqja iraniane, veçanërisht nga e ashtuquajtura Garda Revolucionare. Dhe kështu shpresoj që kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shtuar ai.

Irani paraqiti një propozim të ri të hënën për një marrëveshje armëpushimi të përqendruar në hapjen e ngushticës së Hormuzit, duke lënë mënjanë diskutimet mbi armët bërthamore, raketat, sanksionet dhe çështje të tjera për më vonë, sipas zyrtarëve në rajon.

Sipas një projektligji që po përgatitet nga parlamenti i Iranit, transportuesit do të duhet t’i paguajnë Teheranit për “shërbimet” e përfshira në kalimin nëpër ngushticë, i cili ishte falas para luftës.

Zyrtarët iranianë thanë se Teherani do të ishte i përgatitur të fliste për çështjen bërthamore përfundimisht, vetëm pasi të mbaronte bllokada amerikane.

Negociatorët iranianë po përballen gjithashtu me presion të brendshëm nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe opinioni publik për të mos diskutuar çështjet bërthamore.

Dhe ndërmjetësit e përfshirë në bisedime e shohin këtë qasje si të pamundur për të funksionuar, sepse nuk do të arrinte asnjë nga qëllimet e shpallura të luftës të Uashingtonit, të cilat përfshinin një fund të përhershëm të programit bërthamor të Iranit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armët #Armët bërthamore #Delegacion #Donald Trump #Friedrich Merz #Irani #Lindja e mesme #Lufta në iran #Ngushtica e hormuzit #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • Si ndikon humbja e Trump në demokracinë shqiptare – Ide
  • Politika personale e Ramës me Izraelin, Trumpin dhe Vuçiçin – Ide
  • Rënia e aksioneve të kompanive të inteligjencës artificiale pas fitoreve të demokratëve në SHBA, Teksasi në qendër të shqetësimeve të investitorëve
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin