Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Komisioni i Reformës Territoriale mban dëgjesë publike në Elbasan, Mazniku: Zgjidhje afatgjatë për 30–40 vitet e ardhshme
Aktualitet

Komisioni i Reformës Territoriale mban dëgjesë publike në Elbasan, Mazniku: Zgjidhje afatgjatë për 30–40 vitet e ardhshme

• 28 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Reforma administrativo-territoriale e vitit 2014, që uli numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki, konsiderohet nga bashkëkryetari i Komisionit të Reformës, Arbjan Mazniku, si një ndërhyrje e guximshme që, sipas tij, ka rritur ndikimin e bashkive në jetën e përditshme të qytetarëve. Këtë vlerësim ai e dha gjatë konsultës publike të radhës në Elbasan.

Sipas tij, kjo reformë ka sjellë ulje të shpenzimeve për paga, rritje të investimeve, zgjerim të funksioneve dhe përmirësim të shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Në vitin 2014 u ndërmor një hap shumë i guximshëm, ku minibashkitë dhe minikomunat, që nuk arrinin të ofronin funksionet e nevojshme për qytetarët e tyre, u bashkuan. Nga 373 njësi të copëzuara kaluam në një sistem me 61 bashki, të cilat sot kanë një peshë reale dhe të prekshme në jetën e qytetarëve. Ky ka qenë një hap shumë i dobishëm përpara. Shpenzimet për paga janë ulur, ndërsa investimet janë rritur, funksionet janë shtuar dhe shërbimet ndaj qytetarëve janë përmirësuar. Në analizën tonë, reforma e vitit 2014 ka sjellë një sërë vlerash pozitive. Ndaj sot duhet ta shohim këtë si një proces natyral, për të çuar më tej përmirësimin e shërbimeve. Bashkëbisedimi duhet të fokusohet tek funksionet dhe mjetet që u duhen bashkive për të ofruar shërbime sa më cilësore”, theksoi ai.

Ai u shpreh se mundësia për të ndërmarrë një reformë të re administrativo-territoriale, me fokus tek menaxhimi i territorit, është një moment i rëndësishëm për të diskutuar mbi jetën e përditshme të qytetarëve. Sipas Maznikut, marrëdhënia me shtetin dhe me mënyrën si administrohet qyteti nis që nga lindja, vazhdon me shkollimin, krijimin e familjes, blerjen e një shtëpie dhe rritjen e fëmijëve në çerdhe e shkollë, deri në fund të jetës, duke e bërë bashkinë një institucion të pranishëm në çdo hap.

Mazniku theksoi se mënyra si funksionon ky mekanizëm ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve, ndaj edhe dialogu për këtë reformë, sipas tij, duhet parë si një proces i përbashkët.

Ai shtoi se diskutimi duhet të fokusohet te funksionet dhe mjetet që u duhen bashkive për të garantuar shërbime cilësore, ndërsa vuri në dukje si element të rëndësishëm edhe integrimin europian.

Sipas Maznikut, objektivi i Shqipërisë për të mbyllur negociatat në vitin 2027 dhe për t’u anëtarësuar deri në vitin 2030 kërkon bashki më të forta dhe më funksionale, të afta të operojnë sipas standardeve që shkojnë përtej atyre kombëtare.

“Në vitin 2027 ne synojmë të mbyllim negociatat dhe brenda vitit 2030 të bëhemi anëtarë. Ndaj duhet të kemi bashki të afta të funksionojnë në një koncept që nuk është vetëm shqiptar. Si e ulim diferencën mes zonave? Si ndërtojmë bashki eficiente, me burime njerëzore dhe financa të mjaftueshme, por njëkohësisht edhe afër qytetarit? Ku qëndron balanca mes këtyre dy elementëve? Si sigurojmë që çdo zonë në Shqipëri të ketë zhvillim të ngjashëm? Këto janë çështje kyçe për debat”, u shpreh ai.

Në përfundim, Mazniku theksoi se vetëm përmes një diskutimi të thelluar mbi këto tema mund të arrihet në një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për 30–40 vitet e ardhshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:41

Dëgjesa për ‘Territorialen’, Tabaku: Bashkitë s’mund të jenë ndërmarrje punësimi, por institucione që ofrojnë shërbime! U nevojiten më shumë kompetenca dhe të ardhura

1777398893_rdtyui.jpg

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti shqetësime të forta mbi mënyrën sesi funksionon sot pushteti vendor në vendin tonë.

Tabaku, e cila është njëherësh anëtare e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, i ngriti shqetësimet në dëgjesën e radhës së Këtij Komisioni.

Teksa solli në vëmendje eksperiencën e saj si pjesë e reformës territoriale të vitit 2014 dhe si ish-nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, Tabaku theksoi se problemet aktuale janë pasojë e një reforme të ndërtuar mbi baza të njëanshme.

Kjo pasi sipas Tabakut, reforma është ndërtuar me një qasje politike, e cila ka prodhuar pabarazi dhe mungesë funksionaliteti.

Më tej Tabaku tha se sot pushteti vendor vuan nga mungesa e përfaqësimit real dhe nga një centralizim i theksuar financiar. Kjo pasi sipas Tabakut, 61% e të ardhurave të shpërndara nga pushteti qendror përqendrohen vetëm në 10 bashki, duke krijuar një hendek të madh mes njësive vendore.

Deputetja Tabaku kritikoi gjithashtu mënyrën se si përdoren të ardhurat nga bashkitë, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e rritjes së taksave shkon për paga dhe jo për shërbime ndaj qytetarëve.

“Bashkitë nuk mund të jenë ndërmarrje punësimi, por institucione që ofrojnë shërbime”, tha mes të tjerash Tabaku, duke shtuar se pesha e pagave në buxhetet vendore është rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Deputetja demokrate vuri në dukje nevojën për një reformë të vërtetë që sipas saj garanton decentralizim real, duke u dhënë bashkive më shumë kompetenca dhe të drejta mbi të ardhurat që gjenerohen në territorin e tyre.

Tabaku kërkoi po ashtu që reforma e re territoriale të mos udhëhiqet nga madhësia e bashkive, por nga aftësia e tyre për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

“Bashki më të mëdha nuk do të thotë bashki më të forta apo më pranë qytetarëve. Shqipëria ka nevojë për bashki europiane – dhe sot nuk i ka”, përfundoi deputetja Tabaku.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #arbjan mazniku #Elbasan #Institucion #Jorida Tabaku #Lindja #Qyteti #reforma territoriale #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dita e 21-të e revoltës/ Diaspora marshon drejt Shqipërisë, sot para Kryeministrisë protesta më e madhe e mbajtur ndonjëherë, për largimin e Ramës
  • Dita e 21-të e revoltës popullore/ Diaspora marshon drejt Shqipërisë, sot para Kryeministrisë protesta më e madhe në histori
  • Vijon procesi i dezinsektimit në territor, Ministria e Shëndetësisë: Do garantojë mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit veror
  • Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij përmes protestave/ Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus integrimi në BE
  • Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus integrimi në BE
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 15 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë Revoltat masive mbushën Bulevardin plot me qytetarë për 20 ditë, Rama: E ka fajin algoritmi që s’do qetësinë dhe arsyen! 13 lexime · 57 minuta më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 13 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 20 e revoltës! Me simbole kombëtare dhe thirrje ‘Rama jepe dorëheqjen’, mijëra protestues përfundojnë marshimin kilometrik te sheshi ‘Skënderbej’ (VIDEO) 9 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE/ “Rama jepe dorëheqjen! Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 20-të para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Nesër më shumë me diasporën! 8 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës! 8 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by