
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve nëntë kanë drejtuar pa patentë shoferi, tre nën ndikimin e alkoolit dhe dy me ndalim aktiv për drejtim.
“Tre shoferë në Shkup, dy në Prilep dhe nga një në Veles, Gjevgjeli, Vallandovë dhe Tetovë kanë drejtuar automjet pa leje drejtimi. Shoferi në Tetovë më parë kishte marrë pjesë në një aksident trafiku me automjetin që e drejtonte. Nga një shofer në Shkup, Ohër dhe Negotinë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Shoferi në Ohër ka shkaktuar edhe aksident trafiku me automjetin që e drejtonte. Ndërsa nga një shofer në Manastir dhe Kërçovë kanë drejtuar automjetin me ndalim aktiv për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”.
Read more (Mpb maqedoni):Personat pa dokumente personale në RMV do të marrin një kartelë elektronike shëndetësore përmes "Termini Im"
“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB Maqedoni.
Read more (Shofer):Heqja e erës së cigareve në veturë, cila është mënyra më e lehtë për ta eliminuar atë?





