Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dimitrievska-Koçoska: Deri në fund të vitit mund të kemi huamarrje e re ose shkurtim të buxhetit
Aktualitet

Dimitrievska-Koçoska: Deri në fund të vitit mund të kemi huamarrje e re ose shkurtim të buxhetit

• 29 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në tre muajt e parë ministritë shpenzuan 408 milionë euro nga 638 të parashikuara për deficitin buxhetor për vitin 2026. Në përqindje, 64 nga deficiti i parashikuar për të gjithë vitin. Kjo do të thotë se deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 230 milionë euro për financimin e “vrimës” buxhetore.

Nëse në nëntë muajt e mbetur arkëtimi i të ardhurave nuk shkon sipas planit ose paraqiten fatura dhe obligime të reja që nuk janë parashikuar me buxhetin për këtë vit, financimi do të bëhet në dy mënyra. Ose me një deficit të ri, më të madh buxhetor, i cili do të parashihet me rishikimin e buxhetit dhe do të nënkuptojë huamarrje shtesë, ose me shkurtim të shpenzimeve. Ekziston edhe një mundësi e tretë, e ajo është rritje e konsiderueshme e të ardhurave. Sipas ministres së financave, shpenzimi i shpejtë i deficitit nuk paraqet asgjë të re.

“Këto janë vendime të ministrave të cilët konsiderojnë se në këtë tremujor të parë duhet t’i paguajnë obligimet, nuk do t’i paguajnë në të dytin apo në të tretin, do t’i paguajnë në të parin. Këto janë shpenzime të planifikuara që ata vendosin si do t’i paguajnë. Por kjo nuk do të thotë se deri në fund të vitit ata do të marrin para shtesë në anën e shpenzimeve, sepse obligimet e tyre i kanë servisuar në pjesën e parë të vitit”, tha Gordana Dimitrievska-Koçoska, ministre e Financave.

Ndryshe, në tremujorin e parë të vitit, grumbullimi i disa tatimeve dhe detyrimeve kryesore në buxhet po zhvillohet me ritëm të ngadalësuar.

Tatimi mbi vlerën e shtuar ka realizim pak mbi 20 për qind, ose gati pesë pikë përqindje më pak se niveli që do të konsiderohej për tremujorin e parë, përkatësisht rreth 25 për qind. Po ashtu, grumbullimi i akcizës lëviz rreth 18%, por sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, kjo është një lëvizje normale për këtë periudhë të vitit dhe nuk paraqet devijim.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Gordana dimitrieska-koçoska #Hristijan mickoski #Ministria e financave e maqedonisë #Para #Vendime

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë
  • La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë
  • Zelensky telefonatë më Trump para samitit të G7-ës: E falënderova për mbështetjen e pa ndalur, diskutuam dhe për arritjen e paqes në Ukrainë
  • Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë
  • Nga një ide që ekspertët e quajtën të pamundur te kompania 2 trilionë dollarëshe, rrugëtimi i SpaceX që ndryshoi industrinë hapësinore
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Udhëhoqi republikanët në Kongres gjatë mandatit të parë të Trump, shtrohet në spital senatori 84-vjeçar, Mitch McConnell 1 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by