Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për emisionin Repolitix me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku ka treguar hapat që do të ndërmarrë, pasi PD publikoi sot kriteret që duhet të përmbushin kandidatët, për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 23 majit për kryetar të kësaj force politike.
I pyetur nëse do të dorëzojë nesër dokumentacionin për të kandiduar për kryetar të PD-së, Salianji tha se do të dorëzojë të gjitha dokumentet e kërkuara, pavarësisht padrejtësive që sipas tij po bëhen nga kupola drejtuese e PD-së, me qëllim lënien jashtë garës të kandidatëve të tjerë.
“A do të dorëzoni nesër dokumentet për të kandiduar për kryetar të PD-së?”, e pyeti gazetari Denis Minga-Salianjin.
Read more (ervin salianji):Alimehmeti: Do të garoj për Bashkinë e Tiranës, s’kam ambicie në PD! Koçi: Mbështes Braçen, Berisha proteston për dominancë në opozitë
“Do depozitoj gjithçka është kërkuar, pavarësisht se është qartësisht farsë. Një dokument që publikohet vetëm disa orë pas mbylljes së afatit. Pa lista zgjedhore, pa kohë të barabartë, etj. Kjo është uzurpim përmes farsës, por qartësisht edhe frikë e Sali Berishës për t’u përballur”, tha mes të tjerash Salianji.
Më tej Salianji tha se nëse dokumentacioni i tij për të kandiduar për kryetar të PD-së nuk do të pranohet, ai nuk do e njohë procesin, pasi sipas tij, është uzurpim i postit të kryetarit të PD-së.
Nëse do të refuzohen dokumentacioni, çfarë do të bëni?”, e pyeti gazetari Minga-Salianjin.
Read more (repolitix):Spahiu: Kush ja kthen shëndetin dhe jetën Ilir Metës, nëse merr pafajësi pas 3 vjetësh paraburgim?
“Nuk do e njoh si proces, është uzurpim”, shtoi Salianji.
Reagimi i Salianjit erdhi pasi udhëzimi i PD-së i bërë publik ditën e sotme, 24 orë para skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave, e lë ish-deputetin jashtë garës, pasi parashikohet që personat e dënuar me vendim të formës së prerë, nuk mund të kandidojnë. Kujtojmë se Salianji është dënuar me vendim të formës së prerë me 1 vit heqje lirie, për ‘shpifje’ në lidhje me dosjen ‘Babale’, dënim të cilin e ka përfunduar.
Lajmi në përditësim…
Berisha e la jashtë garës për kreun e PD, Salianji: Nuk ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën, do të demokratizoj PD

Pasi Report Tv konfirmoi se Ervin Salianji nuk do të hiqte dorë nga gara për kreun e PD edhe pse udhëzimi e përjashton automatikisht, ish-deputeti ka reaguar dhe në rrjete sociale.
Read more (PD):Zgjedhjet në PD/ Ish-deputeti Spaho për Report Tv: Po nuk u servilose, të tregohet dera! Mund të dalë ndonjë ‘Basha nr. 2’
Reagimi i plotë i Ervin Salianjit
“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri.
Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar.
Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.
Read more (Para):KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi: Organizimi do të bëhet në afate të shkurtra
Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin të demokracisë.
Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë





