Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, bëri thirrje për “unitet” kundër Shteteve të Bashkuara, duke akuzuar Uashingtonin se synon të krijojë “përçarje të brendshme” dhe të dobësojë Iranin përmes bllokadës detare.
“Armiku ka hyrë në një fazë të re dhe po përpiqet të ushtrojë presion ekonomik dhe të nxisë përçarje të brendshme përmes bllokadës së porteve iraniane dhe një fushate mediatike, me synimin për të na dobësuar apo edhe për të na çuar drejt shembjes nga brenda”, deklaroi ai.
Ghalibaf akuzoi gjithashtu Donald Trump se po përpiqet të përçajë shoqërinë iraniane.
Read more (Irani):SHBA-të kanë shpenzuar 25 miliardë dollarë për luftën në Iran, thotë një zyrtar i mbrojtjes
“Trump e ndan vendin në dy grupe, të vijës së ashpër dhe të moderuar, dhe më pas flet për një bllokadë detare për ta detyruar Iranin të nënshtrohet përmes presionit ekonomik dhe mosmarrëveshjeve të brendshme”, tha Galibaf.
Sipas tij, “e vetmja zgjidhje për t’u përballur me komplotin e armikut është uniteti kombëtar”.
Duke njoftuar zgjatjen e armëpushimit më 21 prill, Trump kishte përmendur “përçarje serioze brenda qeverisë iraniane” si një nga arsyet e vendimit.
Read more (Mohammad Bagher Ghalibaf):Paqartësi për bisedimet SHBA-Iran, Trump: Pa marrëveshje, të mërkurën nisin bombat! Teherani: S’pranojmë negociata nën kërcënime
Që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, Irani ka pësuar humbje të konsiderueshme në nivelet më të larta të udhëheqjes. Ali Khamenei dhe kreu i Gardës Revolucionare, Mohammad Pakpour, u vranë në orët e para të luftës. Disa ditë më vonë, u vra edhe Ali Larijani.
Ndërkohë, Mojtaba Khamenei, i cili pasoi të atin, nuk është shfaqur në publik që nga fillimi i konfliktit. Figura të tjera të larta, përfshirë ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe presidentin Masoud Pezeshkian, mbështesin vijimin e kontakteve diplomatike me SHBA-në, por pa bërë lëshime.
Read more (Donald Trump):“Bllokada detare, më efektive se bombardimet”/ Trump nuk dorëzohet: Irani s’mund të ketë armë bërthamore, po mbytet si një…
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë ndaj porteve iraniane, në përgjigje të veprimeve të Teheranit në Ngushticën e Hormuzit, duke ushtruar presion të fortë mbi ekonominë e vendit.
Trump ka përmendur gjithashtu mundësinë që kjo bllokadë të zgjasë “për shumë muaj”, gjatë një takimi me drejtues të industrisë së naftës, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë.





