Ish-showgirl britanike dhe protagonistja e skandalit Bunga Bunga me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, Nicole Minetti, po përballet me një hetim të ri nga autoritetet italiane.
Minetti ishte më parë e dënuar për rekrutimin e prostitutave për festat e famshme seksuale të Berlusconit rreth 15 vjet më parë.
Në shkurt, ajo mori një amnisti presidenciale pas apelimit të dënimit me burg, por raportime e fundit tani sugjerojnë se amnistia mund të jetë dhënë mbi pretendime të rreme, shkruan The Sun.

Autoritetet italiane po hetojnë nëse bashkëpunëtorët e Berlusconit kanë gënjyer për të siguruar amnistinë. Minetti kishte marrë një dënim prej pothuajse tre vitesh në 2019 për sigurimin e punonjëseve seksuale për festat Bunga Bunga, si dhe një dënim 13-mujor për keqpërdorim të fondeve publike, por nuk shkoi kurrë në burg dhe u urdhërua të kryente shërbim komunitar.
Read more (Autoritetet italiane):Trafik droge në Itali, arrestohen tre shqiptarë! Sekuestrohen 160 kg kokainë dhe 55 mijë euro
Në apelimin e saj për të fituar pafajësinë, modelja britanike deklaroi se djali i saj adoptiv ishte i sëmurë dhe nuk mund të lihej pa nënën.

Por një investigim i ri i gazetës Il Fatto Quotidiano ka ngritur dyshime mbi adoptimin e fëmijës me probleme serioze shëndetësore.
Dokumentet gjyqësore të siguruara nga gazeta tregojnë se prindërit biologjikë të fëmijës ishin gjallë në 2023 dhe kishin tentuar të ndalonin adoptimin.

Minetti ka mohuar çdo shkelje ligjore. Prokurorët e Milanos kanë kërkuar ndihmën e Interpolit për të përshpejtuar hetimin. Raporte të mëparshme lokale sugjerojnë se autoritetet italiane nuk kishin verifikuar informacionet mbi fëmijën adoptiv me homologët e tyre uruguaianë.
Read more (Fonde):AMC organizon tryezën e rrumbullakët për forcimin e kujdesit dhe transportit neonatal në Kosovë
Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, po përballet me kërkesa të reja për dorëheqje për shkak të eskalimit të skandalit, i cili filloi nga periudha e Berlusconit dhe festat e famshme Bunga Bunga.

Skandali nis në 2009, kur Minetti kujdesej për Berlusconin pas një sulmi në një tubim në Milano. Një vit më vonë, ish-kryeministri e propozoi atë për zgjedhje si këshilltare rajonale në Lombardi.
Pak më pas, ajo u dërgua nga Berlusconi në një stacion policor për të marrë një vajzë adoleshente të arrestuar për dyshim vjedhjeje, e cila më vonë u lirua pas telefonatës së Berlusconit.
Read more (Prindërit):Taylor Swift për këngën “Love Story”: E shkrova kur prindërit nuk më lejonin të dilja me një djalë më të madh në moshë

Vajza, në realitet, ishte Ruby, një performuese marokene që kishte marrë pjesë në festat e Berlusconit që në moshën 17-vjeçare.
Në 2013, Berlusconi u dënua për pagesën e seksit me Ruby, por dënimi u rrëzua më pas në apel. Një muaj më vonë, Minetti u dënuar për sigurimin e prostitutave për festat Bunga Bunga dhe për mashtrim me fonde publike.
Presidenti italian ka kërkuar publikisht që Ministria e Drejtësisë të rishikojë rastin, ndërsa gjyqtarët thonë se rekomandimi për amnisti mund të rishikohet pas kontrollimeve.





