Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. AMC organizon tryezën e rrumbullakët për forcimin e kujdesit dhe transportit neonatal në Kosovë
Aktualitet

AMC organizon tryezën e rrumbullakët për forcimin e kujdesit dhe transportit neonatal në Kosovë

• 29 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Action for Mothers and Children (AMC)organizoi sot tryezë diskutimi me akterët relevantë të shëndetësisë publike në Kosovë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe bashkëpunimet e deritanishme në fushën e kujdesit dhe transportit neonatal, duke njohur dhe shënuar progresin e arritur, si dhe sfidat ekzistuese.

Me rastin e 20-vjetorit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Dartmouth College në fushën e kujdesit neonatal, tryeza synoi të kontribuojë në ndërtimin e një vizioni të përbashkët për vazhdimin e zhvillimit dhe strukturimit të kujdesit dhe transportit neonatal në të ardhmen, me fokus në efikasitetin, cilësinë e kujdesit dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve brenda sistemit publik shëndetësor.

“Sigurimi i qasjes së barabartë, kujdesit të duhur dhe në kohë për të gjitha foshnjat është prioritet i një sistemi të fortë shëndetësor,” tha Drejtorja Ekzekutive e AMC-së, Rina Demiri Spahija. “Ne duhet të punojmë së bashku për të siguruar që çdo fëmijë të filloj jetën me ofrimin e kujdesit më cilësor të mundshëm dhe mbetemi të përkushtuar të punojmë me partnerët për ta bërë këtë realitet në gjithë Kosovën.”

Tryeza ishte një mundësi për të rishikuar progresin e deritanishëm, për të identifikuar mangësitë aktuale të sistemit dhe për t’u dakorduar mbi veprimet prioritare të ardhshme e të nevojshme për të siguruar funksionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë e sistemit të referimit neonatal.

Dr. George Little – VideomesazhFoto: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

Si Dr. Mynavere Hoxha ashtu edhe Dr. George Little potencuan dhe kujtuan situaten e pasluftës në të cilën ishin gjendur duke punuar së bashku në rindërtimin e Klinikës së Neonatologjisë dhe theksuan se: “Menjëherë pas luftës, Kosova është ballafaquar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha në kujdesin neonatal. Shkalla e vdekshmërisë së foshnjave ishte ndër më të lartat në Evropë. Përmes iniciativave si Aleanca Kosovë–Dartmouth dhe, më pas, ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’, kemi arritur të përmirësojmë dukshëm sistemin e kujdesit neonatal në Kosovë. Këto përpjekje kanë përfshirë furnizimin me preparate si Survanta, pajisje mjekësore si CPAP, instalimin e sistemeve të oksigjenimit në Klinikë, si dhe sigurimin e inkubatorëve dhe shumë pajisjeve të tjera esenciale për diagnostikim dhe trajtim adekuat, duke shpëtuar mijëra foshnja të lindura para kohe.”

Në fotografi: Dr. Agim Sherifi – Neonatolog, Spitali Rajonal i MitrovicësFoto: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

Read more (Action for mothers and children):Diaspora në Cyrih dëshmon edhe një herë mbështetjen për AMC-në, dhuron fonde për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për familjet në Kosovë

Ndërkaq, drejtori aktual i Klinikës së Neonatologjisë, Dr. Luan Morina, foli për rezultatet e arritura nga këto projekte dhe iniciativa të mëparshme, për nismat e reja si skriningu neonatal, për uljen e normës se mortalitetit të foshnjave, si dhe për projektet e ardhshme që pritet të integrohen si shërbime të reja në kuadër të Klinikës së Neonatologjisë. Për më shumë, edhe raporti i fundit i fundit i UN IGME ka raportuar uljen e shkallës së vdekshmerisë së foshnjave në Kosove.

Nga kjo tryezë dolën një sërë rekomandimesh të zbatueshme, duke përfshirë:

  1. Forcimin e mekanizmave të koordinimit ndërmjet spitaleve rajonale, njësive të kujdesit intensiv neonatal dhe shërbimeve të transportit emergjent, me qëllim sigurimin e një reagimi të shpejtë dhe efikas për foshnjat me rrezik të lartë.
  2. Avancimin e trajnimeve dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale për personelin shëndetësor në spitalet rajonale, në bashkëpunim të ngushtë me Klinikën e Neonatologjisë.
  3. Përditësimin e protokolleve klinike për trajtimin e foshnjave neonatale, në përputhje me standardet më të fundit ndërkombëtare.
  4. Zhvillimin e hulumtimeve dhe analizave mbi faktorët që kanë ndikuar në uljen e vdekshmërisë neonatale në Kosovë.
  5. Read more (Edukimi):Prishtina Mall nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me Drejtorinë e Arsimit për projektin “Kids on The Moon”

  6. Stimulimin e rritjes së kuadrit profesional në fushën e neonatologjisë dhe hapjen e specializimeve të reja, në përputhje me nevojat reale në terren.

Në fotografi: Dr. Agron Gashi (ISSU) dhe Dr. Mirlinda Shala (Spitali Rajonal i Pejës)Foto: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

Së bashku, këto zotime shënojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kujdesit neonatal në të gjithë sistemin shëndetësor, për t’i dhënë çdo të porsalinduri, pavarësisht rrethanave apo vendndodhjes, qasje në kujdes të barabart, sigurt dhe cilësor.

Foto nga Tryeza e DiskutimitFoto: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

Action for Mothers and Children (AMC) është një organizatë jofitimprurëse që punon për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës.

AMC avokon për kujdes shëndetësor më të mirë përmes edukimit, mbledhjes së fondeve dhe hulumtimit. Për më shumë informata, vizitoni www.amchealth.org.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Action for mothers and children #Amc #Dartmouth college #Edukimi #Fonde #Hulumtime #Kujdesi neonatal #Luan morina #Mynavere hoxha #Rina demiri-spahija #Shendetesi #Shendeti #Tryeze diskutimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Smart City’ në shkollat e Tiranës prej shtatorit, Lamallari tek gjimnazi ‘Qemal Stafa’: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale, më shumë siguri për nxënësit
  • “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine
  • “Shqipëria po digjet nga cepi në cep, Rama shëllehet në Dhërmi”/ Balliu: 4mln euro për Kanye West. Qeveria ka para për luksin, por jo për zjarrfikësit
  • Transmetonte pa leje programet e Digitalb e Tring, bllokohet aplikacioni pirat që u kërkonte përdoruesve para, AMA: Mos bini pre e mashtrimit
  • “Qeveria Rama mashtroi sërish për zhbllokimin e fondeve IPARD!”/ PD: Fermerët shqiptarë prej tre vitesh pa financimin europian
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 15 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 13 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by