Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Diaspora në Cyrih dëshmon edhe një herë mbështetjen për AMC-në, dhuron fonde për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për familjet në Kosovë
Aktualitet

Diaspora në Cyrih dëshmon edhe një herë mbështetjen për AMC-në, dhuron fonde për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për familjet në Kosovë

• 21 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për vitin e tetë me radhë, komuniteti shqiptar në Cyrih ka mbështetur organizatën Action for Mothers and Children për të zgjeruar qasjen në shërbime jetëshpëtuese shëndetësore për gratë dhe fëmijët në mbarë Kosovën.

“Prej tre vitesh jam shumë krenare që kam mundësinë të ndihmoj vendin tim, Kosovën. Çdo fundvit, babai im na ka pyetur sa kemi fituar nga kompanitë që ne, si fëmijët e tij, i udhëheqim dhe sa mund të ndajmë për shtetin tonë. Nxitja e babait tim ka qenë arsyeja primare pse unë kam filluar ta mbështes Action for Mothers and Children.” tha Liridona Makica, Mike e Fondacionit të AMC-së.

Të ftuarit u mblodhën më 17 prill në Restaurant Lago, në brigjet e liqenit të Cyrihut, për një mbrëmje me muzikë dhe histori fuqizuese që na kujtuan se si qasja në njohuri dhe mbështetje shëndetësore mund të transformojë jetët e familjeve.

Në këtë ngjarje patëm kënaqësi të kishim pjesëmarrës dhe përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve në Zvicër, si Konsullin e Kosulatës së Kosovës në Zvicër, z. Vigan Berisha. Për ndikimin e programeve të AMC-së foli dhe Besa Vardari, nënë e dy fëmijëve të lindur para kohe, e cila për dy fëmijët e saj ka përfituar nga donacioni i AMC-së me medikamentin e Surfaktantit, si dhe me këshilla për gjidhënie të suksesshme.

“Pas lindjes së fëmijës sim të dytë, qëndruam një muaj në kujdes intensiv në Neonatologji. Ishte një periudhë e vështirë. Dhe një nga sfidat më të mëdha për mua ishte gjidhënia. Pa thithjen direkte të bebit, rrezikoja ta humbja qumështin e gjirit. Në atë moment, kërkova ndihmë. Përmes AMC-së mora informacionin e duhur, mësova për kontaktin lëkurë-me-lëkurë, për përdorimin e pompës dhe kjo më ndihmoi të vazhdoj gjidhënien. Dhe sot ndihem krenare që edhe unë kam mundur të ndaj këtë përvojë me nëna të tjera.” tha Vardari.

Mjetet e grumbulluara nga kjo ngjarje do të mbështesin Klasat për Nëna të AMC-së, të cilat ofrojnë edukim dhe këshillim falas për gratë shtatzëna dhe prindërit e rinj në 17 komuna. Duke mbuluar tema si shtatzënia, lindja, shëndeti mendor, gjidhënia dhe kujdesi për foshnjat, ky program i jep familjeve njohuritë e nevojshme për t’u dhënë fëmijëve të tyre një fillim të shëndetshëm. Gjatë vitit 2025, 5167 pjesëmarrës përfituan nga ky program, ndërsa vetëm në vitin 2026 pjesë e këtyre sesioneve ishin 1,547 prindër.

Mbështetja e diasporës së Kosovës në Zvicër këtë vit janë fryt i punës së suksesshme dhe ndikimit real të punës së AMC-së. Donacionet nga “Save a Life” 2025 dhe nismave e tjera për mbledhjen e fondeve i mundësuan AMC-së të sigurojë pompa të insulinës dhe pajisje përcjellëse për dy vite për 10 fëmijë që jetojnë me Diabet Tip 1, një gjendje kronike që kërkon kujdes të vazhdueshëm.

Këto pajisje stabilizojnë nivelet e glukozës në gjak, reduktojnë numrin e injeksioneve dhe u lejojnë fëmijëve të bëjnë një jetë më aktive dhe të pavarur, duke lehtësuar njëkohësisht barrën mbi familjet e tyre.

Emi Uka, djali i së cilës, Siari, pranoi një pompë insuline përmes AMC-së, u shpreh në një video-mesazh:” Para se të merrnim pompën – të cilën Siari e ka tani falë AMC-së dhe donatorëve – ishte shumë e vështirë për ne të dilnim jashtë shtëpisë sikurse familjet e tjera pa fëmije me diabet. Sot, Siari mund të dalë vetë… Uroj që çdo fëmijë me diabet të ketë një pompë, sepse pompa nuk është luks, është një mjet jetik.”

Së bashku me mbështetësit e saj në diasporë, AMC po e shndërron solidaritetin në përmirësime të qëndrueshme të shëndetit dhe mirëqenies për familjet në të gjithë Kosovën.

Jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të komunitetit tonë të donatorëve. Falenderojmë përzemërsisht mbështetësit tanë në Zvicër: Spitex Dona, Multinet, The Metropolitan AG, Agron Abrashi dhe Kujtim Nikoliqi për bujarinë e tyre, si dhe për Restaurant Lago, La Perle Events, Albinfo.ch, Airtiketa dhe Skysim që qëndruan pranë nesh në misionin tonë për të mbështetur nënat dhe fëmijët.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Action for mothers and children #Edukim #Nato #Uhu #Ura #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr në një pallat në Korçë, ndërron jetë i moshuari brenda banesës së tij! Policia dhe zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve (EMRI+VIDEO)
  • “Rama ka humbur betejën në PE”/ Aktivisti Murataj: I përplasën në fytyrë mandatin e Ballukut, i thanë mblidh Kuvendin dhe hiq imunitetin
  • Radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës, qytetarët dynden drejt Greqisë për fundjavë (VIDEO)
  • Lundruan me motor uji afër pushuesve, policia gjobit me nga 500 mijë lekë të reja 2 drejtuesit në Vlorë (VIDEO)
  • Kur ishte në opozitë, Rama i quante aferë korrupsioni 1 mln euro pa procedurë për koncertet e Pavarësisë, sot i jep 4 mln euro Kanye West. Metamorfoza e kryeministrit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 17 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 17 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Janë të gjithë të korruptuar”/ Qytetari: Vij nga Suedia, shqiptarët duhet të dalin të gjithë në protestë deri në rrëzimin e Ramës 8 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by