Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

• 26 Nëntor, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se synimi është arritja e një marrëveshjeje me të gjithë faktorët opozitarë për të dalë me një kandidat të vetëm përballë Partisë Socialiste.

I ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, Xhaferri u shpreh optimist për bashkimin e opozitës, pavarësisht rezervave dhe kundërshtive që mund të kenë shprehur disa prej partive të vogla. Sipas tij, ekzistojnë tashmë kushtet për një bashkim, i cili duhet të ndërtohet mbi disa parime të përbashkëta, duke shmangur protagonizmin e faktorëve të veçantë politikë.

“Patjetër që po. Kushdo mund të shprehet kundër deri në momentin e bashkimit. Pastaj bashkimi kur ndodh? Ndodh i konsakruar mbi dy-tre rregulla dhe shtylla. Për çfarë po bashkohemi? Unë besoj se shtyllat për t’u bashkuar ekzistojnë. Tani është thjesht për t’i vënë atë konturin, çatinë, për të qenë shtëpia ku shqiptarët kundër Edi Ramës duhet të mblidhen. Dhe ajo patjetër arrihet duke hequr çdo lloj protagonizmi të çdo faktori politik opozitar”, deklaroi Xhaferri.

Read more:“Nuk dinë emrin e ministrit, qeveria si lojë kukafshehti”, Topi: Ja pse nuk ka mocion mosbesimi për Ramën

Sa i përket zgjedhjeve vendore, deputeti demokrat theksoi se modeli që propozon PD është që çdo forcë opozitare të ruajë identitetin e saj politik dhe të garojë me listën e vet për këshillin bashkiak, ndërsa për kryetarin e Bashkisë së Tiranës të ketë një kandidat të përbashkët.

“Ne sot ankohemi për një kod elektoral që dëmton opozitën, sepse nuk i mbledh votat e flukseve të listave të ndara të ndryshme të opozitës në një vend. Atëherë, ne në zgjedhjet vendore e kemi këtë mundësi. Është kandidati. Një kandidat është pikërisht, në thonjëza, ai koshi ku mund të mblidhen të gjitha votat e listave të ndara të këshilltarëve bashkiakë. Ne nuk duam që asnjë fluks opozitar të humbasë identitetin e tij politik. Do të dalë me listën e vet për këshillin bashkiak, do të ketë programin e vet elektoral për qytetin, por në fund fare, për t’i dhënë me të vërtetë një shans real fitores së Tiranës, duhet të ketë një kandidat ku të gjitha votat do të shkojnë në atë kosh”, u shpreh ai.

I pyetur nëse PD është vonuar në nisjen e konsultimeve me partitë opozitare, duke qenë se zgjedhjet janë në maj, Xhaferri tha se procesi ka nisur nga Partia Demokratike dhe se mungesa e një kandidati të shpallur zyrtarisht është një zgjedhje e qëllimshme për t’u lënë hapësirë edhe forcave të tjera.

Read more:Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)

Ai zbuloi se emri i preferuar dhe i mandatuar nga PD për të marrë mbështetjen e faktorëve të tjerë opozitarë është Ilir Alimehmeti, por theksoi se kandidatura nuk është zyrtarizuar dhe se janë të hapur për propozime të tjera.

“Ka nisur nga Partia Demokratike. Thjesht është që duhet të pranohet tashmë formati që do të krijojmë për t’u ulur dhe për të diskutuar. Partia Demokratike prandaj nuk ka nxjerrë kandidatë. Kjo është arsyeja kryesore, sepse një parti i ka të gjitha kapacitetet njerëzore për të nxjerrë kandidatët. Fakti që nuk kemi nxjerrë kandidatë është pikërisht për t’i lënë hapësirë këtij procesi.

Read more:Investimet e huaja ndryshojnë hartën e Shqipërisë/ Kryeson Austria, pronat thithin mbi 600 milionë euro

Ilir Alimehmeti është i pëlqyeri dhe i mandatuari nga Partia Demokratike për të marrë pëlqimin edhe të faktorëve të tjerë opozitarë. Por ne nuk kemi zyrtarizuar asgjë, pikërisht për të mos bërë imponime. Ne jemi të hapur me të gjitha flukset opozitare për të sjellë edhe emra të tjerë dhe pastaj t’i peshojmë”, deklaroi deputeti demokrat.

Xhaferri theksoi se përzgjedhja e kandidatit duhet të bëhet mbi kritere konkrete, si njohja që kanë kandidatët në publik dhe pëlqyeshmëria e tyre, duke sugjeruar edhe zhvillimin e sondazheve profesionale. Sipas tij, për shkak të kohës së shkurtër të fushatës, është e rëndësishme që kandidati të ketë një profil publik të konsoliduar, pavarësisht nëse vjen nga politika, akademia, mjekësia apo aktivizmi qytetar.

Në vijim, ai pranoi se mes faktorëve opozitarë ka ende dallime dhe kritika të ndërsjella, por u shpreh se këto duhet të lihen mënjanë në funksion të një kandidature të përbashkët.

Read more:“Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar

“Duhet të mbizotërojë qëllimi i sheshit. Qëllimi i sheshit është që sistemi i Edi Ramës të goditet dhe kandidati i Bashkisë së Tiranës nuk ka lidhje as me Partinë Demokratike dhe as me një faktor të vetëm. Do të jetë ai që do të godasë sistemin e Edi Ramës, sepse do të humbasë kryeqytetin”, u shpreh Xhaferri.

I pyetur nëse ka mjaftueshëm kohë për të arritur një marrëveshje deri në zgjedhjet e majit, ai tha se nëse deri në dhjetor-janar përcaktohet një kandidat me mbështetje të gjerë, koha do të jetë e mjaftueshme për përgatitjen e fushatës.

Read more:Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Sipas deputetit të PD-së, më e rëndësishmja në këtë fazë nuk është imponimi i një emri të caktuar, por arritja e një dakordësie që kandidati i përbashkët të marrë mbështetjen e të gjithë opozitës.

“Ne këtë situatë nuk e kemi pasur as në vitin 2023, as në 2019-n dhe as në 2015-n. Më e rëndësishmja nga të gjitha është të bëhet parim që do të ketë një emër dhe ai një emër, kushdo qoftë, do të marrë mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë kundër Partisë Socialiste në Tiranë”, përfundoi Besart Xhaferri.

Lexo edhe
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Tags: #fluks #ilir alimehmeti #jetë #Kandidat #Kryesore #Partia Demokratike #Politika #shqiptaret #Shtepia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 2 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 2 lexime · 1 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide 1 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë disa nga sekretet dhe historitë që fshihen pas godinave ikonike të Tiranës, të…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër Elisa Spiropalin, duke e sfiduar që…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin