Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Investimet e huaja ndryshojnë hartën e Shqipërisë/ Kryeson Austria, pronat thithin mbi 600 milionë euro
Ekonomi

Investimet e huaja ndryshojnë hartën e Shqipërisë/ Kryeson Austria, pronat thithin mbi 600 milionë euro

• 27 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Paratë e huaja po ndryshojnë hartën e investimeve në Shqipëri.

Në gjysmën e parë të këtij viti, Austria ka kaluar në krye të listës së investitorëve të huaj ndërsa pas tyre vijnë Turqia dhe Italia. Por përtej vendeve nga vijnë paratë, ajo që bie më shumë në sy është se ku po investohen ato.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë për 6-mujorin e parë të vitit investimet e kompanive me kapital austriak arritën vlerën e 122 milionë eurove, në rritje me 79% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik dhe në shërbimet e hotelerisë.
Pas Austrisë renditet Turqia, me 111 milionë euro investime në gjashtë muaj. Kompanitë turke po investojnë më shumë në sektorin financiar, energjetik, industrinë nxjerrëse dhe ndërtim. Italia vijon me një fluks total prej 99 milionë eurosh, ndërsa Holanda ka zbritur në vendin e katërt.
Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për regjistrimin e kompanive mëmë, përmes të cilave mund të kontrollohen investime ndërkombëtare në kompani të ndryshme.
Kapitali i huaj po hyn në Shqipëri, por zgjedhjet e investitorëve tregojnë edhe se cilat fusha po shihen sot si më tërheqëse.

Nga 1.14 miliardë euro investime të huaja, 609.6 milionë euro janë investuar në pasuri të paluajtshme. Në këtë sector rritja krahasuar me një vit më parë është mbi 140%.
Në vend të dytë renditen aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ndërsa rritje është regjistruar edhe në industrinë përpunuese, si dhe në informacion dhe komunikacion. Edhe ndërtimi ka shënuar një rritje të fortë. Investimet në këtë sektor pothuajse u trefishuan.

Por jo të gjithë sektorët kanë marrë më shumë kapital të huaj.
Industria nxjerrëse shënoi një tkurrje të fortë. Investimet ranë nga 97.2 milionë euro në 27.6 milionë euro. Rënie pati edhe transporti dhe magazinimi, ndërsa akomodimi dhe shërbimi ushqimor.
Ndërsa prona dhe ndërtimi po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, rënia në sektorët e tjerë tregon se fluksi i investimeve nuk po shpërndahet njësoj në të gjithë ekonominë.

Read more:Studiuesi Auron Tare: “Kino Ditar” i qeverisë për Butrintin, propagandë për të fshehur realitetin. Ndërtime në territorin e Parkut

INVESTIMET E HUAJA NË SHQIPËRI NGA AUSTRIA

6-mujori 0.122 mld euro
Stoku 1.39 mld euro

INVESTIMET E HUAJA SIPAS SHTETEVE, 6 MUJORI
(Burimi: Banka e Shqipërisë)

Austri 122 mln euro
Turqi 111 mln euro
Itali 99 mln euro
Holandë 89 mln euro

Read more:Shqipëria, me ‘flotën’ më të vjetër të automjeteve në Europë! 91% e tyre janë mbi 10-vjeçare, dominon nafta

INVESTIMET NË PASURI TË PALUAJTSHME
(Burimi: Banka e Shqipërisë)

Totali 1.14 mld euro
Prona 0.609 mld euro

INVESTIMET E HUAJA NË SEKTOR TË NDRYSHËM

Read more:Nis viti i ri shkollor, mbi 330 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)

Prona 609 mln euro
Akt. Financiare 180.9 mln euro
Industri përpunuese 92 mln euro
Informacion/komunikacion 47.3 mln euro

SEKTORËT ME RËNIE TË INVESTIMEVE TË HUAJA
(Burimi: Banka e Shqipërisë)

Ind. Nxjerrëse -71.6%
Transport/magazinimi -31.5%
Akomodimi -27.1%

Lexo edhe
Ekonomi

Sezoni i patates në Stëblevë/ Fshati që prodhon deri në 10 mijë tonë, fermerët: Jetojmë vetëm me këtë produkt

Ekonomi

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

Tags: #Akomodimi #Austria #Banka #euro #Europë #fluks #Holanda #Investime

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sezoni i patates në Stëblevë/ Fshati që prodhon deri në 10 mijë tonë, fermerët: Jetojmë vetëm me këtë produkt
  • Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
  • Programi i strehimit, Ibrahimaj: Për çifte reja kredi e butë për apartamente deri në 200 mijë euro, kredi me 0% interes për…
  • Turizmi ngadalësoi në gusht, në tetë muaj regjistrohen 9.4 milionë hyrje të huajsh, 5.3% më shumë se në 2025
  • Të huajt marrin më pak prona, blerjet nga jo-rezidentët bien nga 25% në 20%, rriten investimet e huaja
Nga të njëjtat tag-e
  • “I neveriti ata në New York”/ Këlliçi i numëron Ramës skandalet: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve! Peng i Ballukut, Agasit, Vlorës dhe Beqirit
  • “Më 3 tetor në Bruksel ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Lizandër Saraçi: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën e lidhur me trafikun e armëve
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
  • Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)
  • Këlliçi akuza Ramës pas fjalimit në OKB: Përdore antisemitizmin për të mbuluar skandalet e narkoshtetit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SPAK godet një grup të trafikut të drogës, aksion në Shkodër e Tiranë! Urdhërarrest për Indrit Doklen, një tjetër në pranga! VIDEO e operacionit 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Sezoni i patates në Stëblevë/ Fshati që prodhon deri në 10 mijë tonë, fermerët: Jetojmë vetëm me këtë produkt

Në Stëblevë ka nisur vjelja e patates. Fshati prodhon çdo vit 8-10 mijë tonë patate dhe njihet për…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

Çmimet e banesave në Shqipëri janë ende rreth 10% më të larta se një vit më parë, por…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Programi i strehimit, Ibrahimaj: Për çifte reja kredi e butë për apartamente deri në 200 mijë euro, kredi me 0% interes për…

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by