Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
Politikë

“Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar

• 3 Tetor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Aulon Kalaja ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur te protestat qytetare kundër qeverisë dhe roli që, sipas tij, duhet të ketë opozita. Kalaja tha se protesta ka krijuar presion politik dhe ndërkombëtar ndaj qeverisë, ndërsa kërkoi që Partia Demokratike të ripozicionohet dhe të angazhohet më shumë me reagimin qytetar.

Sipas tij, pas 14 vitesh qeverisje, situata politike kërkon një reagim më të fortë dhe më të organizuar. Kalaja u ndal edhe te skandali me Shërbimin Informativ të Shtetit, duke hedhur akuza për një tjetër skandal që, sipas tij, lidhet me trafikimin e armëve dhe NATO-n.

“Ne kemi mashtruar NATO-n me rastin e SHISH. Kur them ne, e kam fjalën ky zotëria ka mashtruar NATO-n se po merret me trafikimin e armëve. Është një skandal tjetër që po hapet. Janë sekuestruar disa telefona për këtë çështje”, deklaroi Kalaja.

Read more:Skandali me SHISH dhe aferat e qeverisë, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë: Krimi ka kokë!

Ai tha se çështje të tilla nuk duhet të mbulohen nga debate të tjera, duke theksuar se “me NATO-n nuk bëhet shaka”. Kalaja argumentoi se protesta duhet të vijojë të ushtrojë presion përballë këtyre zhvillimeve.

“Prandaj mendoj që të gjitha këto momente protesta do duhet t’i japë oksigjen, në këtë rast, për të arritur presionin e saj”, u shpreh ai, apsi theksoi se ka qenë pikërisht proetsta që ka diskretituar Ramën në sy të ndërkombëtarëve.

Duke folur për Partinë Demokratike, Kalaja tha se opozita duhet të kryejë një proces të brendshëm ripërtëritjeje, por njëkohësisht të fokusohet te problematikat konkrete politike. Ai solli si shembull çështjet e sigurisë dhe kërkoi që strukturat përkatëse të PD-së të dalin me qëndrime dhe propozime konkrete.

Read more:“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

“Partia Demokratike duhet të ripozicionohet edhe njëherë. Nuk duhet të fokusohemi vetëm tek ripërtëritja. Ky është një proces i brendshëm që Partia Demokratike duhet ta bëjë, sepse një ujë që nuk rrjedh qelbet dhe sigurisht që duhet të rifreskohet brenda saj”, tha Kalaja.

Ai theksoi se PD duhet të angazhojë ekspertët e saj për çështjet e sigurisë dhe të propozojë edhe ndryshime ligjore në lidhje me funksionimin e SHISH.

“Çfarë do të bëjë Partia Demokratike, për shembull, në Komisionin e Sigurisë? Ka një departament të sigurisë që duhet të dalë me ekspertët e saj për të mbajtur një qëndrim se si mund të ndryshohet ligji për SHISH-in në këtë rast ose çfarë është Shërbimi Informativ në Shqipëri”, u shpreh ai.

Read more:“Nis mbledhja e firmave për referendum për bashki”/ Zhupa nga Ksamili: Kërkojmë të respektohet vullneti dhe nevojat e qytetarëve

Kalaja tha gjithashtu se nuk është dakord me idenë që PD të organizojë një protestë të veçantë, duke argumentuar se një veprim i tillë do të krijonte përplasje me protestën qytetare që po zhvillohet.

“Unë jam kundër që Partia Demokratike të organizojë protestë. Do dalësh të sfidosh njerëzit që janë në bulevard? Njerëzit e PD-së janë në shesh. Mendoj që nuk është momenti”, tha ai.

Sipas Kalasë, protesta aktuale duhet të mbetet një reagim qytetar dhe opozita duhet ta mbështesë atë, pa tentuar ta marrë nën kontroll apo ta shndërrojë në një aktivitet partiak.

Read more:Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane

“Një protestë ka në Shqipëri, ajo është protesta e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka vend për mbështetje, ta furnizojë me njerëz, të organizojë strukturë. Unë mendoj që Partia Demokratike duhet ta furnizojë protestën me njerëz dhe të japë mesazhin që të shkoni në protestë dhe ta mbështesni atë”, deklaroi Kalaja.

Në fund, ai tha se opozita duhet të jetë më e organizuar në raport me zhvillimet politike dhe me institucionet e drejtësisë, duke vlerësuar se deri tani reagimi i saj ndaj SPAK-ut nuk ka qenë i mjaftueshëm.

Lexo edhe
Politikë

“Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë

Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Tags: #Aktivitet #debate #institucionet #jetë #Nato #opozita #Partia Demokratike #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO)
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 3 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 20 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Korçë, në kuadër të Foltores së…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Në një intervistë në “News24” deputeti Saimir Korreshi komentoi propozimet për ndryshime në kodin e procedurës penale. Ai…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashkët me…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by